Granit Xhaka: Kemi thënë se do të luftojmë, një start i mirë që na bën krenarë
274:"ROSTOV-ON-DON, RUSSIA - JUNE 17: Granit Xhaka of Switzerland shows appreciation to the fans after the 2018 FIFA World Cup Russia group E match between Brazil and Switzerland at Rostov Arena on June 17, 2018 in Rostov-on-Don, Russia. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
Granit Xhaka në duel me Neymarin, Foto: Getty Images
"Çfarë luftëtari ky djalosh", Xhaka ka komplimentuar Behramin për paraqitjen, Foto: Instagram.com/GranitXhaka
12:"Getty Images
17/06/2018
Superylli i Përfaqësueses ssë Zvicrës, Granit Xhaka, ka shprehur gëzimin e tij pas barazimit 1-1 ndaj Brazilit.
Granit Xhaka i cili ishte një prej liderëve të Zvicrës pati paraqitje të mirë në mesfushë.
Ai ishte i pakalueshëm bashkë me Valon Behramin, të cilët bllokuan tërësisht lojtarët më të mirë brazilianë.
Granit Xhaka me anë të një postimi në Instagram tha se ekipi mbajti premtimin duke luftuar.
"Ne kemi thënë se do të luftojmë dhe e kishim seriozisht".
"Një fillim i mirë në Kampionatni Botëror dhe jemi krenarë që e bëmë këtë për të gjithë ju", shkroi Granit Xhaka në postimin e tij në rrjetin social Instagram.
Zvicra ndeshjen e radhës e zhvillon të premten ndaj Serbisë. /Telegrafi/


