Grabitje e armatosur në një kazino në Gjakovë
21/11/2016
Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një kazino në Gjakovë.
Viktima mashkull sipas policisë, ka njoftuar se derisa ka qenë në vendin e tij të punës në kazino, aty kanë hyrë dy të dyshuar dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur para.
“Pas kryerjes së veprës të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar”, ka njoftuar policia.


