Please enter at least 3 characters.

GOOOL! Shqipëria në avantazh ndaj Letonisë

Shqipëria ka kaluar në epërsi përballë Letonisë në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror 2026.

Ndeshja nisi me shumë intensitet të lartë, me dy kombëtaret që kërkonin të kalonin sa më parë në epërsi.

Fillimisht, në minutën e 21-të, Thoma Strakosha doli në rolin e heroit, duke pritur penalltinë e Ikanieks.

Tetë minuta më vonë, Rey Manaj ndëshkoi Letoninë, duke kaluar Shqipërinë në epërsi.

Shpresojmë që t’i marrim tri pikë në këtë udhëtim, për t’i mbajtur gjallë shpresat për në Botëror. /Telegrafi/