Please enter at least 3 characters.

Google prezanton “Gemini 3.5 Live Translate”

Google ka prezantuar modelin e ri të përkthimit të drejtpërdrejtë, “Gemini 3.5 Live Translate”, të cilin kompania e përshkruan si një revolucion në komunikimin ndërgjuhësor.

Modeli i ri mbështet më shumë se 70 gjuhë, përfshirë edhe ukrainishten dhe rusishten, duke zgjeruar ndjeshëm mundësitë e përdorimit në komunikim global.

Ndryshe nga sistemet tradicionale të përkthimit, teknologjia e re nuk pret që folësi të përfundojë një fjali. Përkthimi realizohet pothuajse në kohë reale, duke e bërë bisedën më të natyrshme dhe më të rrjedhshme.

Sipas Google, sistemi është i aftë të funksionojë edhe në ambiente me zhurmë të lartë, si dhe të mbështesë biseda ku përdoren disa gjuhë njëkohësisht, duke rritur fleksibilitetin në situata të ndryshme praktike.

Kompania e sheh këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm drejt eliminimit të barrierave gjuhësore dhe përmirësimit të komunikimit global në kohë reale. /Telegrafi/