Please enter at least 3 characters.

Gol dhe sherr, Pajtim Kasami i bën të gjitha (Video)

2017/11/kasami.jpg

Ish-ndihmës trajneri i kombëtares shqiptare u shkarkua nga pozita e trajnerit të Sionit.

Por edhe pas largimit të Paolo Tramezzanit, Sioni nuk ka arritur të rrëmbej tre pikët e para të plota.

Sion ka barazuar para shikuesve të vetë kundër Zurichut me rezultat 1-1, ku protagonist sërish është bërë një shqiptar.

Pajtim Kasami, mesfushori me origjinë nga Gostivari, realizoi në minutën e 81-të, duke barazuar rezultatin pas golit të Rodriguezit.

Në minutën e 94-t të takimit ndodhi edhe një incident mes shqiptarit dhe trajnerit të ekipit kundërshtar, Uli Fortes.

Theksojmë se Ermir Lenjani u aktivizua si titullar ndërsa Burim Kukeli ishte në stol, pasi sapo është rikthyer nga lëndimi. /Telegrafi/