Godet “CR7 i Kosovës”, tjetër supergol nga gjuajtja e lirë (Video)
Supertalenti i KF Rahovecit që garon në Ligën e Parë të Kosovës, ka treguar edhe një herë se pse është një prej lojtarëve më kualitativ që ka vendi.
Edhe pse nuk u ftua nga selektori Albert Bunjaki për ndeshjen ndaj Werder Bremenit, lojtari u sigurua që të ndihmojë klubin e tij.
Në ndeshjen që KF Rahoveci e fitoi në derbin rajonal ndaj KF Ballkanit i vlefshëm për kategorinë e dytë të futobllit të Kosovës, ishte ai që konsiderohet Ronaldo i Kosovës ai që ka shfaqur peformancë fantastike.
Pos lojës së mirë, driblimeve nga tre katër lojtarë dhe pasimeve të sakta, ai realizoi edhe një gol fantastik nga gjuajtja e lirë, duke i dhënë ekipit të tij epërinë prej 2-0.
Tashmë lojtari kërkohet nga shumë klube të mëdha në Kosovë dhe në Evropë, por ai ende nuk ka marrë një ftesë nga selektori i Kosovës për përfaqësuesen A.
Lojtari përkundër moshës së re sezonin e kaluarë në Ligën e Dytë u shpall golashënuesi dhe asistuesi më i mirë, duke realizuar disa gola spektakolar, teksa në Ligën e Parë ai këtë edicion po tregon se është i pandalshëm. /Telegrafi/


