Gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve, PSG - Bayern Munich: Formacionet e mundshme, forma dhe deklaratat e dy palëve
Parisi do të jetë epiqendra e futbollit evropian sonte, kur në “Parc des Princes” PSG pret Bayern Munichun në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, nga ora 21:00.
PSG hyn në këtë duel me moral të lartë pas eliminimit të Liverpoolit, duke shfaqur pjekuri, ritëm dhe efikasitet në momentet vendimtare, ndërsa finalja shihet si objektiv i arritshëm. Në anën tjetër, Bayerni vjen pas një kualifikimi të madh ndaj Real Madridit, duke konfirmuar përvojën dhe disiplinën që e karakterizojnë në ndeshjet e mëdha evropiane.
Atmosfera pritet të jetë elektrizuese, me PSG-në që kërkon avantazh para kthimit dhe Bayernin që synon rezultat pozitiv në transfertë. Detajet pritet të vendosin gjithçka, pasi gabimet në këtë fazë nuk falen dhe një moment mund të vlejë një finale.
The Champions League semi-finals are here ✨#UCLpic.twitter.com/Xi84aqHDhX
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) April 27, 2026
28/04/2026 17:50- Përballjet direkte mes PSG-së dhe Bayern Munichut
28/04/2026 17:46- Statistikat e Harry Kane me Bayern Munich këtë sezon
Kane for Bayern in 2025/26 😳#UCLpic.twitter.com/nE0mUOgM34
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) April 28, 2026
28/04/2026 17:46- Bukur duket Parku i Princave
Parku i Prinave duket i shkëlqyer nën diellin e Parisit, me pak më shumë se tre orë të mbetura deri në fillimin e ndeshjes.
28/04/2026 17:41 - E përbashkëta e Dembele dhe Upamecano
Futbolli profesional është plot me histori miqsh që ribashkohen, por nuk ka shumë fate të përbashkëta aq të veçanta sa ai midis Dayot Upamecano dhe Ousmane Dembélé.
"Ne vijmë nga një qytet me rreth 50,000 banorë, kështu që është thjesht e pabesueshme të gjendemi në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve", tregoi dje mbrojtësi i Bayern Munich.
28/04/2026 15:41 - Deklaratat e Bayern, Kompany dhe Upamecano ishin në konferencë
Vincent Kompany, trajneri i Bayerni Munich "Ne kemi fituar tashmë në Bernabéu këtë vit [kundër Real Madridit] dhe kemi fituar në Paris. Parisi është padyshim ende fitues i Ligës së Kampionëve, por nëse ndonjë ekip mund ta përballojë këtë sfidë, jemi ne. E dimë sa i mirë është Parisi, por ne e duam këtë ndeshje".
Dayot Upamecano, mbrojtës i Bayerni Munich: "Është një ndeshje e madhe për ne. Jemi plotësisht të përqendruar në lojën tonë. Sigurisht që duam të fitojmë këtu. PSG ka lojtarë të shkëlqyer dhe një skuadër super, por ne jemi plotësisht të përqendruar në lojën tonë dhe duam të fitojmë".
28/04/2026 15:40- Deklaratat e PSG, Enrique dhe Kvaratskhelia ishin në konferencë
Luis Enrique, trajneri i PSG: "Çdo trajner dëshiron t'i afrohet ndeshjes në kushtet më të mira të mundshme. Tani për tani, jemi në gjysmëfinale dhe të gjithë lojtarët janë të disponueshëm, përveç Quentin Ndjantou. Magjia e Ligës së Kampionëve u jep energji të veçantë lojtarëve. Të gjithë duan të jenë atje dhe e shfrytëzojnë sa më shumë".
Khvicha Kvaratskhelia, sulmuesi anësor i PSG: "Më kujtohet ajo ndeshje [humbja në fazën e ligës], nuk luajtëm aq mirë sa ata, por pati edhe lëndime. Në pjesën e dytë, treguam se ishim të aftë për çdo gjë dhe për t'i mposhtur, por nuk shënuam golat që na duheshin".
28/04/2026 15:38- Forma e ekipeve
Paris
Forma : FFBFFF (më e fundit e para)
E fundit : Angers 0-3 Paris, 25/04, Ligue 1
Bajern Munich
Forma : FFFFFF
E fundit : Mainz 3-4 Bayern München, 25/04, Bundesliga
28/04/2026 15:23- Formacionet e mundshme, PSG - Bayern Munich
Paris: Safonov; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes; Zaïre-Emery, Vitinha, João Neves; Doué, Dembélé, Kvaratskhelia
BayernMunich: Neuer; Stanisic, Upamecano, Tah, Laimer; Kimmich, Pavloviq; Olise, Musiala, Luis Díaz; Kane
28/04/2026 15:23- Çfarë duhet të dini?
PSG dhe Bayern Munich janë mësuar me përballje të forta, pasi kanë kaluar respektivisht Liverpoolin dhe Real Madridin në tetë ndeshjet e fundit, dhe kjo ndeshje mund t’i shtohet listës.
Me nga 38 gola secila në këtë garë këtë sezon – më shumë se çdo klub tjetër – është e vështirë të mos entuziazmohesh për këtë ndeshje hapëse në kryeqytetin francez.
Për të arritur në finalen e dytë radhazi, Parisi duhet të mposhtë skuadrën që i ka shkaktuar më shumë probleme në sezonet e fundit – fitorja 2-1 e Bayern Munich në javën e katërt të fazës së ligë e bëri fitoren e pestë radhazi për kampionët gjermanë kundër fituesve të Ligës së Kampionëve.
Ka potencialisht përballje interesante kokë më kokë në të gjithë fushën, përfshirë Marquinhos, i cili do të barazojë rekordin brazilian të Roberto Carlos prej 120 paraqitjesh në Ligën e Kampionëve, ndërsa do të përballet me Harry Kane, i cili ka shënuar në pesë ndeshjet e tij të fundit në këtë garë dhe ka shënuar tashmë 12 gola në Ligën e Kampionëve këtë sezon, një rekord karriere


