Please enter at least 3 characters.

Gjysma e Superligës në borxh

2016/01/gjysma-e-superlig-euml-s-n-euml-borxh_hd.jpg

Kosova e Vushtrrisë dhe Vëllaznimi cilësohen si ‘kampione’ për borxh, por aty gjendet edhe Prishtina që nuk i ka paguar futbollistët që dy muaj, pavarësisht se çdo ditë po ka para të ‘fshehura’ të përforcohet me lojtarë cilësorë dhe premtues, raporton SportPlus.

Pothuajse nuk ka ndodhur asnjëherë që festat e fundvitit t’i gjejnë skuadrat e elitës së futbollit të Kosovës, pa borxhe ndaj futbollistëve.

Njëjtë është edhe në këtë fundvit, kur gati gjysma e ekipeve të Superligës, iu kanë borxh lojtarëve dhe disa vështirë që mund t’i gëzojnë futbollistët të cilëve iu kanë premtuar që do t’i marrin parat me rregull për djersen që e kanë derdhur, por realiteti tregon të kundërtën.

Pesë prej 12 klubeve elitare, nuk i kanë kryer obligimet financiare, ndërkaq të tjerat janë treguar më të sinqerta. /Telegrafi/