Gjykata Kushtetuese para vendimit përfundimtar
Në seancën e sotme, Gjykata Kushtetuese duhet të sjell vendim përfundimtar nëse shpërbërja e shtyrë e Kuvendit është në kundërshtim me Kushtetutën apo jo, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ndryshe, të mërkurën e kaluar Gjykata Kushtetuese shprehu dyshim se vendimi është në kundërshtim me Kushtetutën dhe vendosi të nis procedurë.
Asnjë nga gjykatësit nuk ishte kundër, ndërsa kryetarja Gosheva theksoi se bëhet një precedencë për shkak të situatës në të cilën gjendet shteti dhe për shkak të funksionalitetit të shumë organeve shtetërore.
Gjykata Kushtetuese sot sipas të gjitha gjasave do ta pranojë kërkesën e BDI si dorëzues i iniciativës dhe do ta anulojë Vendimin për vetë-shpërbërje. Kjo do të thotë se ai vendim do të shlyhet sikur asnjëherë dhe të mos ishte miratuar. Do të zhduken edhe pasojat juridike nga miratimi i tij, para shpalljes së zgjedhjeve për më 5 qershor, dhe të gjithë veprimeve të ndërmarra zgjedhore.
Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare dhe ekzekutive./Telegrafi/


