Please enter at least 3 characters.

Gjykata e Lartë hodhi poshtë paditë kundër Trumpit

2021/01/donald-trump-supreme-court.jpg
345:"WASHINGTON, DC - SEPTEMBER 09: U.S. President Donald Trump announces his list of potential Supreme Court nominees in the Diplomatic Reception Room of the White House on September 9, 2020 in Washington, DC. President Trump also fielded questions about the coronavirus and Bob Woodward's new book about him. (Photo by Doug Mills-Pool/Getty Images)
12:"Getty Images

Gjykata e Lartë e SHBA-së hodhi poshtë paditë kundër ish-presidentit, Donald Trump.

Paditë e ngritura e akuzojnë atë për shkeljen e dispozitave të Kushtetutës për parandalimin e korrupsionit duke mbajtur në pronësi biznesit e tija, duke përfshirë një hotel pranë Shtëpisë së Bardhë, gjatë mandatit të tij, raporton cnn.

Gjyqtarët refuzuan urdhrat e gjykatave më të ulëta që lejonin procese gjyqësore - një e ngritur nga Uashingtoni dhe shteti i Marylandit dhe një e ngritur nga prokurorët.

Gjithashtu refuzuan të dëgjonin ankesat e Trumpit kundër atyre vendimeve. Ata urdhëruan gjykatat më të ulëta të pushojnë çështjet e diskutueshme.

Paditë pretendojnë se Trumpi shkeli dispozitat e Kushtetutës për parandalimin e korrupsionit, i cili ndalon pranimin e dhuratave dhe parave nga qeveritë e huaja, por edhe ato të qeverive federale pa miratimin e Kongresit. /Telegrafi/