Please enter at least 3 characters.

Gjuajtje me armë në Prishtinë - policia del në vendngjarje

2019/10/931D-te-shtena-me-arme-ne-gjakove-plagoset-nje-person.jpg

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur këtë të shtunë në Prishtinë.

Rasti mësohet të ketë ndodhur afër xhamisë së Llapit tek rruga Ilir Konushefci.

Pas informatës, në vendin e ngjarjes ka arritur policia dhe po merret me rastin.

Ende nuk dihet zyrtarisht, nëse ka persona të lënduar.

Telegrafi ka tentuar të flasë me policinë, për të kuptuar detajet e ngjarjes, por nuk ka mundur të marrë përgjigje.