Gjobiten dy shoferë në rrugën Mitrovicë – Vushtrri, u kapën duke bërë gara sportive me vetura
14:"Ridvan Slivova
05/01/2024
Policia e Kosovës ka njoftuar se këtë të premte ka gjobitur dy shoferë për kundërvajtje në trafikun rrugor.
Sipas njoftimit, kundërvajtësit janë hasur në aksin rrugor Mitrovicë – Vushtrri duke bërë gara sportive me vetura, në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor.
Kështu sipas policisë, ata kanë penguar dhe rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor.
“Ndaj kundërvajtësve shoferëve u janë shqiptuar gjoba prej 150 euro, si dhe nga një (1) pikë negative”, thuhet në komunikatën për media. /Telegrafi/


