Gjobiten 434 persona për mosmbajtje të maskës mbrojtëse
125:"Young mother putting on surgical mask for little daughter in the playground to prevent the spread of cold and flu and viruses
12:"Getty Images
10/04/2021
Mbajtja e maskës, vazhdon të jetë detyrim ligjor për qytetarët e Maqedonisë së Veriut si masë mbrojtëse nga Covid-19.
Për këtë, vazhdojnë edhe sanksionet nga Ministria e Punëve të Brendshme prë të gjithë ata të cilët shkelin këtë masë.
Gjatë ditës që lëmë pas, për mosprespektim të kësaj mase, janë sanksionuar 434 persona, njoftoi MPB.
Nga atje apelojnë, të respektohen masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut për luftim të epidemisë së Covid-19.


