GJITHË DITËN DËGJOJ ZHURMËRIMËN E UJËRAVE
James Augustine Aloysius Joyce (1882–1941)
04/08/2026
Poezi nga: James Joyce
Përktheu: Irena Dono
Gjithë ditën dëgjoj zhurmërimën e ujërave
që rënkojnë,
I trishtuar si zogu i detit kur ecën
kuk i vetëm përpara,
Ai ndien erërat që qajnë
në monotoninë e ujit.
Erërat gri, erërat e ftohta fryjnë
aty ku shkoj unë.
Dëgjoj zhurmërimën e shkulmimit të ujërave,
tepër në largësi.
Gjithë ditën, gjithë natën, i dëgjoj të vërshojnë
tutje - tëhu.


