Please enter at least 3 characters.

Gjithçka nga dita e zgjedhjeve lokale në Shqipëri

2023/05/zgjedhjet-lokale-ne-shqiperi.png

Në Shqipëri më 14 maj u mbajtën zgjedhjet lokalet ku rreth 140 kandidatë synojnë të marrin drejtimin e 61 bashkive në tërë Shqipërinë.

Sipas orarit zyrtar, të dielën në orën 07:00 janë hapur qendrat e votimit për zgjedhjet në 61 bashkitë e vendit, proces i cili u mbyll në orën 19:00.

Në të gjithë vendin ishin 5213 qendra votimi ku me vendimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve është shtuar një qendër e posaçme në burgun e Tepelenës ndërsa ditën premte, datë 12.05.2023, me vendim Gjykate është shtuar një Qendër Votimi e Posaçme në burgun e Belsh.

3,650,550 qytetarë me të drejtë vote janë të ftuar që të votojnë për të zgjedhur 61 drejtuesit e rinj të bashkive. 122 545 zgjedhës votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 14 majit.

Në zgjedhjet vendore të 14 majit garojnë në total 23 907 kandidatë për kryetarë bashkie dhe këshilla bashkiakë.

Konkretisht në garë për kryetarë bashkie janë regjistruar 144 kandidatë, ndërsa 23 763 kandidatë të tjerë garojnë për këshillat bashkiakë.

Telegrafi do t'ju mbajë të informuar minut pas minute për zhvillimet rreth procesit zgjedhor, tashmë rreth procesit të numërimit të votave.

15/05/2023 07:27-Detaje nga procesi i numërimit të votave për shumicën e bashkive, në Durrës procesi po ecën më ngadalë

Po vazhdon numërimi i votave në zgjedhjet lokale në Shqipëri, që u mbajtën të dielën e 14 majit.

Në Cërrik kryeson bindshëm kandidati i PS Andis Salla me 68% të votave (3312)teksa janë numëruar 44% të kutive. Kandidati i Bashkë Fitojmë Servet Duzha vijon me 31%, pra 1504 vota.

Në Librazhd kryeson kandidati i Partisë Socialiste Mariglen Disha me 76% të votave (5081), teksa janë numëruar deri më tani 49%të kutive. Kandidati Shefki Çota i “Bashkë Fitojmë” pason me 23%, 1594 vota.

Në Peqin janë numër mbi gjysma e kutive të votimit. Edhe në këtë bashki kryeson kandidati socialist Bukurosh Maçi me 57% të votave (4069) përballë përfaqësuesit Mustafa Pashja. Ky i fundit ka marrë deri më tani 42 %, (2951 vota).

Në Bashkinë Përrenjas ku janë numëruar 23% të kutive, kandidati i Partisë Socialiste Nuri Belba kryeson me 56% të votave(1485), teksa Suzana Topi e ‘Bashkë Fitojmë’ me 43%, (1154).

Edhe në Belsh kryesojnë ngushtë socialistët me kandidatin Arif Tafani me 51 % të votave (1972 ) përkundrejt 48% të votave (1883)të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bedri Qypi. Kutitë e numëruara 44%.

Në Bashkinë Gramsh janë numëruar 33% të kutive dhe Besion Ajazi i PS ka marrë besimin e 53%, 2357 vota kundrejt Hasdim Cekrezi i ‘Bashkë Fitojmë’, i cili ka marrë 2129 vota deri më tani.

Në Bashkinë Rrogozhinë janë numëruar deri më tani rezultatet 27 nga 55 qendra votimi ku  kryeson me 53.% (2309 të votave kandidati i Bashkë Fitojmë Shkëqlim Hoxha, ndërsa kandidati socialist Edison Memolla ka marrë 2042 vota.

Ndërkohë, në Bashkinë e Durrësit numërimi ka ecur ngadalë, 41 qendra votimi nga 342 gjithsej. Kryeson kandidatja socialiste Emirjana Sako me 56% (5820) të votave përkundrejt 46% (4478) Igli Cara, kandidat i Bashkë Fitojmë.

Shijaku ka numëruar vetëm 18 QV nga 54. Aktualisht kryeson kandidati socialist Elton Arbana me 76% (3362)të votave. Kandidati i Bashkë Fitojmë, Rezart Tusha ka marrë 1045 vota deri më tani.

Në Bashkinë e Krujës janë numëruar 16 qendra nga 92 ne total. Kryeson Artur Bushi nga PS me 63% (3143) ndjekur nga kandidati i Bashkë Fitojmë Agron Loka me 36% (1823).

Në Bashkinë e Devollit janë numëruar 22 nga 49 në total, ku kandidati i PS Eduard Duro kryeson me 53.% të votave (3390), teksa Elvis Hajdërlli i Bashkë Fitojmë me 46% të votave (3487).

Kolonja drejt përfundimit, ka numëruar deri më tani 23 qendra votimi nga 28. Kandidati i Partisë Socialiste Erion Isaj kryeson bindshëm me 64% të votave (3294) vota, ndërsa Ethem Lumani 36% (1865).

Pogradeci ka ecur ngadalë me numërimin deri tani janë 27/106. Edhe aty kryeson kandidati socialit Ilir Xhagolli me 64% të votave, ndërsa Zini Tollozhina 33%.

Në Bashkinë e Korçës janë numëruar 47 qendra votimi nga 158. Kandidati i Partisë Socialiste Sotiraq Filo me 63% të votave, ndërsa kandidatja e Bashkë Fitojmë, Ledina Alolli ka 37%, njofton Tch.

Bashkinë e Maliqit me 15  qendra të numëruara nga 76, ku kryeson kandidati socialist Gezim Topçiu 64% kundrejt kandidatit të Bashkë Fitojmë Alfred Gega me 36 % të votave.

Në Bashkinë e Lezhës janë numëruar 37 nga 126 qendra votimi në total dhe kryeson me diferencë shumë të ngushtë kandidati i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu me 51% të votave (4702), ndërsa kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ Pashk Gjoni ka 49% të votave.

Bashkia Mirditë janë hapur 21/48. Kryeson kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ Albert Mëlyshi me 55% të votave. Kandidati i PS, Ndrec Dedaj ka marrë deri më tani 44%.

Në Kurbin janë numëruar 13 nga 74 kuti, aty kryeson kandidatja socialiste, kryebashkiakja aktuale, Maljinda Cara me 55% të votave, ndërkur nga Behar Haxhiu i Bashkë Fitojmë me 44%.

Në Bashkinë e Fierit janë numëruar 30 nga 224 gjirthej. PS me në krye Aemando Subashi merr 71% të votave, ndëkur nga Evdar Kodheli “Bashkë Fitojmë” me 16% të votave. PD me Eriselda Celaj ka marrë 13%.

Nga 156 kuti janë numëruar 73 qendra në Bashkinë Lushnjë. Kryeson kandidatja e PS, Eriselda Sefa merr 61% të votave.  Kandidati i Bashkë Fitojmë, Eduart Sharka ka 39%.

Në Roskovec gara duket e ngushtë. Janë numëruar 20 nga 39 qendra votimi Kandidatja e Partisë Socialiste Majlinda Bufi kryeson lehtë me 52% përkundrejt 48% të Bashkë Fitojmë, Erdit Hazizaj.

Në Mallakasër numërimi është 10/50 në total. Kandidati i PS Qerim Ismailaj kryeson me 49% të votave përkundrejt 43% të Agron Kapllanaj i Partisë Demokratike. Kandidati i koalicionit BF, Resmi Shanaj merr 6.52%.

Bashkia Divjakë ka ecur ngadalë me numërimin, 5 nga 67 në total. Josif Gorra i PS ka marrë 60% të votave dhe Aurela Malko i “Bashkë Fitojmë” me 40% të votave.

Në Bashkinë Patos janë numëruar 20 nga 48 qendra votimi. Kryeson bindshëm kandidati Fation Duro i PS ME 69%, ndjekur nga kandidatja Sofije Alushaj i ‘Bashkë Fitojmë’ , me 24%. Kandidatja e PD Pranvera Rizaj 6%.

15/05/2023 07:22-PS fiton katër bashki - vazhdon numërimi për Tiranën  

Në katër bashki të vendit, Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec ka përfunduar procesi i numërimit, ndërsa vijon në 56 bashki të tjera.

Socialistët fituan bindshëm në Kamëz, ku Rakip Suli u rizgjodh si kryetar bashkie me 60% të votave. Edhe Vora u kthye rozë ku u zgjodh kryetar bashkie Blerim Shera me 73% të votave. Në krye të bashkisë Elbasan u zgjodh me rezultat 56% të votave.

Bashkia e katërt që përfundoi procesin ishte Pusteci, ku u besua socialisti Pal Kolefski me 63%.

Ndërkohë, vijon procesi në bashkinë më të madhe të vendit, Tiranë. Deri më tani janë numëruar rreth 16% të kutive të votimit.

Sipas raportimit të fundit të shifrave nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve Erion Veliaj i cili kandidon për mandat të tretë ka marrë 23713 ndjekur nga kandidati Këlliçi i cili ka 14965 vota.

Siç raporton Tch, pas tyre pason me kandidati i Partisë Demokratike Roland Bejko me 1933 vota dhe Arlind Qorri me 2168 vota.

14/05/2023 22:38-Humbi në votimin elektronik, Berisha: Do të kërkojmë auditim

Sali Berisha tha në një konferencë për mediat se në procesin e votimit elektronik janë transformuar votat.

Kreu i koalicionit “Bashkë fitojmë”, tha se në bashkitë ku mendojnë se ka devijim të votës, do të kërkohet procesi i auditimit, pasi sipas tij ligji thotë se rezultati elektronik quhet paraprak sepse provohet gjithnjë fleta e votimit përkatëse.

“Së pari, për këto rezultate ka disa kundërshtime shumë të forta, siç keni dëgjuar janë mediat që kanë paraqitur dëshmi të transformimit të votës në këtë proces.

Çfarë dua të them me këtë? Unë kërkoj nga KQZ-ja që të bëjë auditim e këtyre aparaturave. E dyta, Kodi Zgjedhor ka parashikimet e veta të sakta se si mund të trajtohet devijimi i rezultatit nga aparaturat.

PD do të kërkojë zbatimin e të gjitha ligjeve në këtë drejtim. Aty ky dyshohet se është devijuar rezultati, do kërkohet auditimi. Gjithmonë ky është një rezultat paraprak. Rezultati elektronik quhet paraprak sepse provohet gjithnjë fleta e votimit përkatëse.

Tani kanë dalë disa media që kanë paraqitur tre raste që thonë se kam votuar për këtë kandidat dhe më ka dalë në ekran kandidati tjetër. Unë nuk jam këtu për t’i dhënë përgjigje përfundimtare, por kjo kërkon të bëhet auditivi i aparaturës. Cilido që ka dyshime për tjetërsimin e vullnetit të tij, të kërkojë verifikimin e fletës. Siç e dini, çdo votim elektronik printon fletën përkatëse.

Në votimin elektronik, rezultati cilësohet me ligj rezultat paraprak. Unë jam besimplotë në rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Ne kemi bërë një monitorim të të gjithë procesit zgjedhor.

Siç e thashë edhe njëherë, nuk kemi ndjekur praktikën e një publiciteti të akteve skandaloze që kanë ndodhur, nuk kemi ndjekur sepse kemi pasur gjithnjë si qëllim jo dekurajimin e zgjedhjeve dhe kjo ka funksionuar”,tha Sali Berisha.

14/05/2023 21:16-​Rezultatet e para për tri bashki në Shqipëri, fituan socialistët

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë rezultatet për tri bashki, atë të Elbasanit, Vorës.

Sipas rezultateve të KQZ-së, në Elbasan, kandidati i Partisë Socialiste ka marrë 24823 ose 55,03 %, kurse, kandidati i koalicionit bashkë Fitojmë, ka marrë 20286 vota ose 44,97 %.

Në bashkinë Vora, e cila më parë drejtohej nga demokratët, tash ka fituar kandidati i Partisë Socialiste, i cili ka marrë 9319 ose 73.55 % dhe kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë 3352 vota ose 26.45 %.

Në bashkinë Kamëz, kandidati i Partisë Socialiste ka marrë 23657 vota ose 60.65 %. Ai i koalicionit Bashkë Fitojmë 13694 vota ose 35.11 % dhe kandidati i Partisë Demokratike 1653 vota ose 4.24 %.

14/05/2023 21:00-Rakip Suli i PS fiton Kamzën me 60% të votave deri tani

Rakip Suli kryeson në Kamëz me 60% të votave në qendrat e votimit ku është shpallur rezultati.

Kandidati i “Bashkë Fitojmë” Arjan Hoxha ka marrë 35.11% , ndërsa Bilbil Bajraktari i PD-së 4.2%. Rezultati është shpallur nga numërimi i 111 Qendra Votimi nga 133 qendra në total në Kamëz

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, pjesëmarrja në të gjithë bashkinë e Kamzës ishte 41.88%.

14/05/2023 20:55-Shpallet fituesi në Bashkinë e Vorës

Partia Socialiste ka fituar zgjedhjet në Bashkinë e Vorës.

Sipas rezultateve të  publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Rustem Shera ka marrë 8125 vota, konkretisht 74.28% .

Ndërsa Indrit Hoxha nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ka marrë 2813 ose 25.72%.

14/05/2023 20:10-Berisha: Garantoj qytetarët se vota e tyre do të peshojë më shumë se asnjëherë

Ish-kryeministri nga koalicioni “Bashkë fitojmë”, Sali Berisha ka deklaruar se përgjegjësia e qytetarëve në këto zgjedhje ishte epike, derisa ka bërë thirrje bërë thirrje që të numërohet çdo votë, pasi këtë betejë do ta fitojnë vetëm ata të cilët mbrojnë kauzën e drejt të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme

Berisha në një konferencë për media ka përshëndetur të gjithë votuesit, të cilët sipas tij votuan në kushte të jashtëzakonshme, duke u ngritur dhe folur me votën e tyre.

“Ata kapërcyen mbi konglomeratin e administratës mafioze, oligarëve të shpifur dhe bandave kriminale. Guximi, vendosmëria, përgjegjësia e qytetarëve sot ishte epike“, tha ai.

Sipas tij, pjesëmarrja ka qenë jo ajo që duan ta zvogëlojnë të dëshpëruarit dhe ata që bën gjithçka kundër këtij procesi.

“Ju bëjë thirrje me atë përgjegjësinë që dëshmuan gjatë ditës, me atë guximin me të cilën përballuan presionet e egra të mafies shtetërore, të bandave të kësaj mafie, po me atë përgjegjësi, guxim dhe vendosmëri të numërojnë çdo votë. Garantojë qytetarët se vota e tyre do të peshoj më shumë se asnjëherë, se kjo betejë është e një rëndësie historike dhe këtë betejë do ta fitojnë vetëm ata të cilët mbrojnë kauzën e drejt të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme“, tha ai.

14/05/2023 19:09-Mbyllet votimi në Shqipëri, pjesëmarrja pritet të jetë më pak se 40 %

Tanimë në Shqipëri janë mbyllur zyrtarisht 5200 qendrat e votimit, ku qytetarët kishin mundësi me votën e tyre të zgjedhin drejtuesit e 61 bashkive.

Sipas të dhënave të KQZ-së, 36.39 % e qytetarëve me të drejtë vota që kanë votuar deri në orën 18:00.Megjithatë, për numrin e votuesve dhe përqindjen, deri në orën 19:00, KosovaPress do t’iu njoftojë më vonë.

Në garë ishin 144 kandidatë. Zgjedhjet janë ndjekur nga afër, prej rreth 230 vëzhguesve ndërkombëtarë, pjesa dërrmuese e të cilëve ishin angazhuar nën drejtimin e misionit të ODIHR-it.

Lista e votuesve për zgjedhjet e sotme përmbante mbi 3 milionë e 650 mijë zgjedhës, ku përfshihen edhe emigrantët shqiptarë, të cilët ende nuk mund të votojnë nga vendet ku banojnë. Duke mbajtur parasysh numrin e lartë të tyre, votuesit real në zgjedhje mund të përllogariten diku te 30-40 përqind më pak.

Për drejtuesit e 61 bashkive në Shqipëri, konkurruan 144 kandidatë nga 40 parti dhe koalicione, përfshirë dy kandidatë të pavarur. Kurse, për 1603 pozicionet e anëtarit të Këshillave bashkiakë, kanë qenë të regjistruar rreth 23 mijë e 700 kandidatë, përfshirë 10 të pavarur.

Rezultatet paraprake pritet të publikohen menjëherë pas mbylljes së procesit, dhe do të bëhet një numërim manual paszgjedhor i të gjitha konfirmimeve, për të verifikuar saktësinë

14/05/2023 18:50-Pjesëmarrja në votime deri në orën 18:00

Deri në orën 18:00 kanë votuar 36,39 për qind e qytetarëve. Të dhënat përditësuara nga KQZ vijnë nga 2662 qendra nga 5211 në total.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, deri më tani numri i qytetarëve që kanë ushtruar të drejtën e votës është 694836 nga 1909641 zgjedhës në listën e Qendrave të Votimeve të raportuara.

Pjesëmarrja në votime në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit 2021 në të njëjtën orë ishte 45, 48 për qind.

Sot, qytetarët u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e bashkive si dhe anëtarët e këshillave bashkiakë për 4 vitet në vijim.

14/05/2023 18:19-Celibashi: 29 denoncime për thyerje të heshtjes zgjedhore, 927 tentativa për votim të dyfishtë

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se në KQZ kanë ardhur 29 denoncime zyrtarisht. Tri nga Partia Socialiste, një nga koalicioni “Bashkë Fitojmë dhe 24 denoncime nga qytetarë të ndryshëm.

“Në total në KQZ kanë ardhur 29 denoncime zyrtarisht të pranuara, 4 denoncime nga partitë zgjedhore, tre nga Partia Socialiste dhe një nga koalicioni “Bashkë Fitojmë. Partia Socialiste ka një denoncime për kandidatin për kryetar të bashkisë në Elbasan. Po kështu, edhe për kandidatin e koalicionit bashkë fitojmë në Tiranë në dy raste për thyerje të heshtjes zgjedhore nga dy kandidatët, nga kandidati në Elbasan dhe kandidati në Tiranë. Ka një denoncim në KQZ nga Komiteti Shqiptar i Helsingut mbi parregullsitë procedurale gjatë shpërndarjes së bazës materiale, i përket konstatimeve të orëve të para të fillimit të procesit të votimit. Gjithashtu janë edhe 24 denoncime nga qytetarë të ndryshëm. Përgjithësisht bashkitë të cilat janë prezantuar si me probleme janë Tirana, Elbasani, Durrësi, Dropulli, Kamza, Lexha, Peshkopia dhe Tropoja. Në referim të përmbajtjes së këtyre denoncimeve, kryesisht lidhem me parregullsi nga ana e komisionerëve, ka mjaft ankesa, korrupsion aktiv ose pasiv në procesin e votimit”, tha ai.

Sipas tij, në 4.497 qendra votimi gjithsejtë kanë votuar 998,633 votues, ose 31.42 përqind, prej tyre për herë të parë deri tash kanë votuar 14.654 votues.

“Për sa i përket ecurisë së procesit, duke parë numrin e denoncimeve, ky numër të bën të mendosh se procesi ka shkuar, mirë, normalisht, por duke ndjekur edhe raportimet e mediave dhe komunikimet që kemi me partitë politike, këto të dhëna të lënë të kuptosh se ka probleme, por gjithsesi në vlerësimin tim, procesi në tërësi mund të konsiderohet normal dhe anomarlitetet e evidentuara nuk mendoj që e bëjnë të gjithë procesin problematik, gjithsesi duhet të presim gjithë procesin dhe të vlerësojmë çka ka ndodhur”, tha ai.

14/05/2023 17:42-Pjesëmarrja në votime deri në orën 17:00

Deri në orën 17:00 kanë votuar 34, 54 për qind e qytetarëve. Të dhënat përditësuara nga KQZ vijnë nga 2268 qendra votimi, nga 5211 në total.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, deri më tani numri i qytetarëve që kanë ushtruar të drejtën e votës është 661257 nga 1914576 zgjedhës në listën e QV të raportuara.

Pjesëmarrja në votime në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit 2021 në të njëjtën orë ishte 43,89 për qind.

Këtë 14 maj, qytetarët u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e bashkive si dhe anëtarët e këshillave bashkiakë për 4 vitet në vijim.

14/05/2023 17:04-Votimi në Shqipëri, deri në orën 16:00 votuan vetëm 32.19 % e qytetarëve

Deri rreth orës 16:00 pjesëmarrja në votime duket e ulët, teksa kanë votuar 32,19 % e qytetarëve.

Të dhënat përditësuara nga KQZ vijnë nga 2694 qendra votimi nga 5211 në total.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, deri më tani numri i qytetarëve që kanë ushtruar të drejtën e votës është 619193 nga 1923650 zgjedhës në listat e qendrave të votimit.

Pjesëmarrja në votime në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit 2021 në të njëjtën orë 41.25 për qind.

Këtë 14 maj, qytetarët u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e bashkive si dhe anëtarët e këshillave bashkiakë për 4 vitet në vijim.

14/05/2023 16:46-PS denoncon Belind Këlliçin dhe Luçiano Boçin për thyerje të heshtjes zgjedhore

Partia Socialiste ka denoncuar kandidatin e ‘BF’, Belind Këlliçin pasi ka shkelur nenin 77 të Kodit Zgjedhor.

Sipas denoncimit thuhet se Këlliçi ka lidhur apelin për qytetarët me premtimet elektorale gjatë fushatës.

Po ashtu për të njëjtën gjë Partia Socialiste ka denoncuar dhe deputetin Luçiano Boçin.

Në nenin 77 thuhet se subjekti zgjedhor që thyen heshtjen zgjedhore sipas nenit  77 të këtij Kodi, gjobitet nga KQZ me 500 000 lekë.

Pak më parë  Këlliçi u bëri thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë masivisht pasi ndryshimi është në duart e tyre.

Ai premtoi sërish se nëse do të jetë në krye të Bashkisë, transporti publik do të jetë falas.

“Ndryshimi që ju prisni, e ardhmja që ju doni është shumë pranë. Kam një thirrje nga zemra për të gjithë qytetarët që të ushtrojnë detyrën dhe të votojnë. Votoni që pas 14 Majit, autobusin ta keni pa pagesë. Nëse doni një Tiranë ndryshe dilni dhe votoni. Merrni pjesë masivisht në votim. Është një ditë e veçantë. Pjesëmarrja juaj ka rëndësi të veçantë. Është e rëndësishme që deri në orën 19:00 të shkojnë në qendrat e votimit dhe të bëjnë ndryshimin”- tha ai.

Ndërsa Boçi u shpreh: Dilni  votoni, fitorja është e sigurt, ndryshimin e kërkojnë sot i madh e i vogël. Bashkë do e sjellim bashkë. Sot vendoset fati i Elbasanit, fati i familjeve tona, i fëmijëve tanë, fati i vendit. Bëhuni pjesë e ndryshimit, bëhuni pjesë e bashkisë që do ju përkas qytetarëve pas kësaj dite.

14/05/2023 16:25-Fotografuan fletët e votimit, arrestohet 37-vjeçari në Sarandë - nën hetim bashkëshortja

Një 37-vjeçar është arrestuar dhe bashkëshortja e tij është proceduar në gjendje të lirë në Sarandë, pasi kishin fotografuar fletët e votimit dhe më pas kishin dalë jashtë Qendrës së Votimit.

Ngjarja ndodhi në Qendrën e Votimit nr.4731, Xarrë, dhe u raportua në polici nga shtetasi O. Sh., i cili kishte rolin e vëzhguesit në këtë qendër.

Dy bashkëshortët dhe vëzhguesi janë paraqitur me vullnetin e tyre, në Prokurorinë e Sarandës, transmeton ABCnews.al.

Në njoftimin e Policisë thuhet se "Komisariati i Policisë Sarandë ka marrë njoftim nga shtetasi O. Sh., vëzhgues në Qendrën e Votimit nr.4731, Xarrë, se dy shtetas kishin fotografuar fletët e votimit dhe më pas kishin dalë jashtë Qendrës së Votimit".

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë menjëherë kanë njoftuar prokurorin e gatshëm, për këtë rast. Dy bashkëshortët dhe vëzhguesi janë paraqitur me vullnetin e tyre, në Prokurorinë e Sarandës. Në vijim të veprimeve u arrestua shtetasi L. T., 37 vjeç, banues në Xarrë, Konsipol dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e tij, shtetasen E. T(C)., për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votës”.

Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, po vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti", thuhet në njoftim.

14/05/2023 15:49-Zgjedhjet vendore, mbi 4.4 mijë shtetas hynë nga pika kufitare e Kakavijës ditën e sotme

Një pjesë jo të vogël të votuesve ditën e sotme në zgjedhjet vendore në Shqipëri, e përbëjnë edhe emigrantët që kanë ardhur nga jashtë për të votuar.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se vetëm në pikën kufitare të Kakavijës ka pasur 4,452 hyrje nga jashtë dhe 1,400 dalje nga vendi ynë.

Pjesëmarrja në votime nuk ka qenë shumë e lartë gjatë paradites, por pritet që deri në orën 19:00 të rritet numri i personave që ushtrojnë të drejtën e votës. /Telegrafi/

14/05/2023 15:45-Rritet numri i pjesëmarrjes në votime, mbi 29 për qind deri në orën 15:00

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, 29.51 për qind e qytetarë kanë votuar deri në orën 15:00.

Të dhënat përditësuara nga KQZ vijnë nga 2,692 qendra votimi nga 5,211 në total.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, deri më tani numri i qytetarëve që kanë ushtruar të drejtën e votës është 550,812 nga 1,866,477 zgjedhës në listat e qendrave të votimit.

Këtë 14 maj, qytetarët u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e bashkive si dhe anëtarët e këshillave bashkiak për 4 vitet në vijim. /Telegrafi/

14/05/2023 15:38-Incident në një qendër votimi në Maliq, reagon policia

Policia e Korçës ka reaguar në lidhje me denoncimet e bëra nga kandidatija e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Korçë, Ledina Alolli, në lidhje me praninë e punonjësve të administratës pranë qendrave të votimit, duke intimiduar votuesit.

Policia njofton se kandidatja Alolli është thirrur në polici për t’u pyetur në lidhje me pretendimet e saj.

Gjithashtu policia ka reaguar dhe në lidhje me videon, ku deputeti i PD-së Edmond Spaho kap nga krahët një person brenda një qendre votimi në Maliq.

Edhe për këtë rast është thirrur deputeti për të dhënë sqarime në polici, ndërkohë që po vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sqarim i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë:

Në lidhje me dy raste të publikuara në media, njëri prej tyre deklarata e kandidates së PD-së shtetases L. A., e cila pretendon se në lagjen nr. 17, Korçë, punonjës të administratës publike po intimidojnë votuesit, ndërsa rasti tjetër një video ku shfaqet deputeti i PD-së shtetasi E.S., duke u konfrontuar fizikisht me një shtetas në një qendër votimi në fshatin Zvezdë, Maliq, me pretendimin se ai shtetas po intimidonte votuesit, ju informojmë se:

Në të dy rastet është komunikuar me kandidaten L. A. dhe deputetin E. S., ku u është kërkuar që të paraqiten në Komisariatet e Policisë, për t’u pyetur dhe intervistuar në lidhje me sa pretendojnë.

Në lidhje me pretendimet e tyre, në të dy rastet u është marrë deklarim nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatet e Policisë Korçë dhe Maliq, ku në bashkëpunim me KZAZ Korçë dhe Maliq, po kryhen të gjitha verifikimet e nevojshme.

Theksojmë se në asnjë prej rasteve të mësipërme, nuk është kërkuar ndërhyrja e Policisë në qendrat e votimit apo në ambientet përreth qendrave të votimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

14/05/2023 15:31-Vazhdojnë votimet edhe në burgje, në Fier kanë votuar deri më tani 420 të dënuar

Vazhdon procesi i votimit edhe në burgun e Fierit.

Në total në këtë në këtë institucion të vuajtjes së dënimit janë 420 votues nga të cilët deri pas mesdite kanë votuar 132 të dënuar.

Mësohet se qendra e votimit është hapur në orën 07:00 dhe të dënuarit marrin pjesë në votim nëpërmjet votimit elektronik.

Nuk janë vënë re problematika në procesin e votimit deri më tani. /Telegrafi/

14/05/2023 15:22-Ambasadorja Kim: Askush nuk duhet të shesë apo të blejë vota, po vëzhgojmë situatën në Himarë

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka shkuar për të monitoruar zgjedhjet lokale në Vlorë. Ajo tha se do të ndalet në disa qytete të tjera për të parë nga afër procesin e votimit.

Një koment e ka pasur edhe për Himarën, ku një prej kandidatëve, më konkretisht Fredi Beleri i koalicionit “Bashkën Fitojmë”, ndodhet në burg.

Kim e pati të qartë mesazhin e saj duke thënë se askush nuk duhet të shesë apo të blejë vota, duke iu bërë thirrje autoriteteve që të reagojnë bazuar mbi ligjin.

“Jam një nga vëzhguesit ndërkombëtarë të shumtë. Situata deri në këto momente duket se po shkon mirë, por jam një nga personat, do duhet të presim të dëgjojmë të gjitha vëzhgimet. Duhet të presim për raportimet nga ODIHR. Po ndalemi në të gjithë vendin, isha në Nivicë dhe Selenicë dhe do shkojë në disa vende të tjera. Ne po shikojmë situatën edhe në Himarë. Nuk duhet të ketë asnjë presion, askush nuk duhet të shesë apo të blerë votën, është përgjegjësi e autoriteteve që t’i zbatojnë ligjet në mënyrë të barabartë dhe të njëtrajtshme në çdo situatë”, tha Kim.

Ajo përveçse si vëzhguese, është treguar edhe këshilluese ndaj komisionerëve, të cilëve iu është lutur të raportojnë çdo incident të mundshëm pavarësisht përkatësisë politike.

Ambasadorja, ndryshe nga vitet e tjera ku ajo dhe kolegët e saj kanë vëzhguar zonën e Tiranës ose përreth, këtë vit ka zgjedhur Vlorën. /Telegrafi/

14/05/2023 15:00-Berisha deklaratë për mediat: Qytetarët të votojnë, është një shërbim ndaj vendit

Ish-kryeministri dhe kreu i koalicionit "Bashkë Fitojmë", Sali Berisha ftoi të gjithë qytetarët t’i drejtohen kutive të votimit në zgjedhjet vendore që mbahen sot (14 maj) në Shqipëri.

Berisha falënderoi të gjithë emigrantët të cilët kanë ardhur të votojnë, si dhe ata qytetarë të cilët kanë ushtruar të drejtën e votës në orët e paradites.

Në fjalën e tij ai ftoi të gjithë personat që nuk kanë votuar ende që t’i drejtohen kutive të votimit për të bërë një shërbim ndaj vendit.

“Falënderoj të gjithë qytetarët që kanë votuar dhe bëj thirrje që të dalin të votojnë, opozita do të mbrojë votën tuaj Jam sot para jush për të falënderuar përzemërsisht të gjithë ata qytetarë shqiptarë të cilët kanë ardhur nga dhjetëra e dhjetëra vende, të kontinenteve të ndryshme për të firmosur sot me votën e tyre ndryshimin", tha Berisha.

"Mirënjohja ndaj tyre është e pakufishme. Së dyti, unë dua të falënderoj përzemërsisht të gjithë ata qytetarë shqiptarë që nga ora 7 e mëngjesit e deri në këtë kohë, janë paraqitur dhe kanë hedhur votën e tyre në kutitë e votimit. Kanë kryer pra një detyrë kushtetuese jashtëzakonisht të rëndësishme për vendin, veten dhe familjen e tyre", shtoi Berisha.

"Së treti, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që ende nuk kanë votuar të votojnë, të paraqiten në orët në vazhdim pranë qendrave të tyre dhe të votojnë si një shërbim i jashtëzakonshëm që i bëjnë vendit, vetes dhe familjes së tyre", shtoi ish0kryeministri.

"Së fundi, garantoj qytetarët se opozita po mbikëqyr me sukses të plotë këtë proces. Ajo sot është më e fuqishme se kurrë. Vota e tyre ka mbrojtjen absolute të opozitës shqiptare. Çdo lloj përpjekje që po bën narkoadministrata, narkoshteti është e destinuar të dështojë, të dështojë dhe vetëm të dështojë. Qytetarëve u them gjithashtu, policia ka marrë pushim sot, por pavarësisht nga kjo, ju votoni si njerëz të lirë. Opozita do të mbrojë dhe po mbikëqyr çdo votë tuajën”, tha Berisha. /Telegrafi/

14/05/2023 14:46-Pjesëmarrja në votime shkon në 24 për qind deri në orën 13:00

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, 24.02 për qind e qytetarë kanë votuar deri në orën 13:00.

Të dhënat e përditësuara nga KQZ vijnë nga 2,639 qendra votimi, nga 5,211 qendra votimi në total.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, deri më tani numri i qytetarëve që kanë ushtruar të drejtën e votës është 440370 nga 1898349 zgjedhës në listat e qendrave të votimit.

Këtë 14 maj, qytetarët u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e bashkive si dhe anëtarët e këshillave bashkiak për 4 vitet në vijim. /Telegrafi/

14/05/2023 14:05-KQZ: Në shtatë qendra votimi në Tiranë e Durrës ka njerëz të paautorizuar, të largohen menjëherë

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, ka deklaruar se në shtatë qendra të votimit në Tiranë dhe Durrës po qëndrojnë persona të paautorizuar.

Ai ka dhënë urdhër që të gjithë këta individë të largohen menjëher nga qendrat e votimit, në të kundërtën kush refuzon, kryekomisioneri paralajmëroi se ndaj tyre do të merren masa.

“Ka prani në ambiente të personave të paautorizuar, ne e konsiderojmë si intimidim dhe presion ndaj është rasti që autoritetet ligjzbatuese nga Policia apo KZAZ dhe KQV ta adresojnë dhe të merren mesat përkatëse. Është e papranueshme që qytetarë që nuk ka lidhje, të rrinë në ambientet e brendshme, duhet të boshatisen menjëherë dhe kushdo që refuzon, do duhet të mbajë përgjegjësi”, ka thënë ai, raportoi A2CNN.

Ai shtoi se nuk ka asnjë informacion se cilat parti politike i përfaqësojnë këta persona të paautorizuar.

“Nuk e dimë se cilën parti përfaqësojnë ata”, shtoi kryekomisioneri.

Në zbatim të këtij vendimi të marrë nga KQZ-ja, autoritetet kanë shkuar në qendrat e votimit ku dyshohet se po qëndrojnë këta persona të paautorizuar dhe po e bëjnë lirimin e hapësirave prej tyre.

14/05/2023 13:55-Yuri Kim, thirrje autoriteteve: Zbatoni ligjet dhe rregullat në mënyrë të barabartë

Ashtu siç pritej prej saj, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim nuk qëndroi indiferente në këtë ditë të rëndësishme, por ka reaguar për zgjedhjet lokale përmes përcjelljes së një mesazhi të qartë.

Pjesëmarrja në votime ishte pjesa e parë kyçe e mesazhit që drejtuesja e misionit diplomatik amerikan shpërndau në llogarinë e saj në Instagram, e shoqëruar më tej nga një apel i drejtuar autoriteteve.

“Shpresojmë që të gjithë qytetarët e Shqipërisë të ushtrojnë të drejtën e tyre themelore demokratike për të shprehur vullnetin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Është thelbësore që të gjithë të respektojnë ligjet për zgjedhjet, si dhe normat ndërkombëtare, duke përfshirë ndalimin e blerjes ose shitjes së votave”, theksohet në mesazh.

“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve që të zbatojnë të gjitha ligjet dhe rregullat në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Zyrtarët e ambasadës po i bashkohen institucioneve të tjera ndërkombëtare në vëzhgimin e zgjedhjeve në të gjithë vendin”, vazhdon ambasadorja.

Pak ditë më parë, ajo shprehur shqetësimin e saj mbi raportimet për shitblerje te votave. Nëse disa po thonë se po blejnë vota për një parti politike, ndaj kësaj partie politike duhen ndërmarrë veprime”, deklaroi ambasadorja.

14/05/2023 13:45-Pjesëmarrja në votime shkon në rreth 23 për qind deri në orën 13:00

Deri në orën 13:00 kanë votuar 23.2 për qind e qytetarëve.

Të dhënat e përditësuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vijnë nga 2,639 qendra votimi, nga 5,211 qendra votimi në total.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, deri më tani numri i qytetarëve që kanë ushtruar të drejtën e votës është 440,370 nga 1,898,349 zgjedhës në listat e qendrave të votimit.

Këtë 14 maj, qytetarët u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e bashkive si dhe anëtarët e këshillave bashkiak për 4 vitet në vijim. /Telegrafi/

14/05/2023 13:40-Arrestimi i kandidatit të opozitës në Himarë, Mitsotakis: Do të ndikojë në marrëdhëniet Shqipëri-Greqi

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka reaguar sërish në lidhje me arrestimin e Fredi Belerit, kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Himarë.

Në një intervistë për mediat greke ai i ka dërguar dhe një mesazh të fortë kryeministrit Edi Rama ku tha se një sjellje e tillë në kurriz të monoritetit mund të rrezikojë marrëdhëniet dypalëshe.

Ndër të tjera ai ka theksuar se nëse do të vijohet kështu, do të ndikojë jo vetëm në marrëdhënien midis dy vendeve, por edhe në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

“Nuk do të pranoj një sjellje të tillë në kurriz të grekëve. Është e papranueshme dhe e paimagjinueshme ajo që ndodhi me Fredi Belerin. Shkova në Himarë, isha kryeministri i parë që vizitova rajonin dhe u zotova se Greqia do të mbetet gjithmonë ndihmëse e pakicës etnike greke. Këtë ia kam bërë të qartë kryeministrit shqiptar”, tha kryeministri grek.

“Shqipëria ta dijë shumë mirë se nëse një politikë e tillë do të vazhdojë, do të ndikojë si në marrëdhëniet tona dypalëshe, ashtu edhe në rrugën e saj drejt BE-së. Unë nuk do të pranoj qëndrime të tilla në kurriz të pakicës, sidomos 48 orë para zgjedhjeve. Do të ketë efekte të rëndësishme në marrëdhëniet greko-shqiptare dhe në rrugën e saj drejt BE-së, të cilën ne kishim deklaruar se do ta mbështesim”, tha Mitsotakis. /Telegrafi/

14/05/2023 13:07-Voton Kryetarja e Kuvendit: Ftoj qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, votoi sot në Njësinë Administrative numër 1 të Tiranë.

Nikolla ka ftuar qytetarët të votojnë të qetë.

"Ftoj të gjithë qytetarët të votojnë dhe të ushtrojnë lirisht e qetësisht të drejtën e tyre për të zgjedhur kryetarët e bashkive dhe anëtarët e këshillave bashkiakë”, u shpreh Kryetarja Nikolla, në një prononcim të shkurtër për mediat.

Deri në orën 12:00 kanë votuar 18.94 për qind e qytetarëve, sipas të dhënat e përditësuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Të dhënat vijnë nga 2,678 qendra votimi nga 5,211 qendra votimi që janë në total.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ deri më tani numri i qytetarëve që kanë ushtruar të drejtën e votës është 36,5191 nga 1,927,666 zgjedhës në listat e qendrave të votimit. /Telegrafi/

14/05/2023 12:54-Pjesëmarrja në votime shkon në gati 19 për qind deri në orën 12:00

Deri në orën 12:00 kanë votuar 18.94 për qind e qytetarëve, sipas të dhënat e përditësuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Të dhënat vijnë nga 2,678 qendra votimi nga 5,211 qendra votimi që janë në total.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ deri më tani numri i qytetarëve që kanë ushtruar të drejtën e votës është 36,5191 nga 1,927,666 zgjedhës në listat e qendrave të votimit.

Këtë 14 maj, qytetarët u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e bashkive si dhe anëtarët e këshillave bashkiak për 4 vitet në vijim. /Telegrafi/

14/05/2023 12:51-Erion Veliaj bënë thirrje për votim: Është shumë e rëndësishme të fitojë Tirana e Shqipëria

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj shkoi për të votuar, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe fëmijët e tij. Pas votimit, Veliaj tha se është shumë e rëndësishme dalja për të votuar.

Sa i përket problematikave që ka pasur KQZ, Veliaj i ka bërë thirrje të gjithëve të kthehen në qendrat e votimit dhe mos ndikohen nga kjo situatë. Sakaq, ai i ka uruar pestë kandidatëve kundërshtarë suksese.

“Faleminderit punonjësve të mediave, që jeni në krye të detyrës. Jam në djeni të disa problematikave që KQZ ka pasur, por më vjen mirë që prevaloj kjo degë. Kështu që i bëj thirrje të gjithëve të votojnë. Është shumë e rëndësishme që të gjithëve të votojnë.

Dua të falenderoj pesë kandidatët e tjerë, t’u uroj atyre shëndet për ta e familjet e tyre. Gara tani mbaroi, nesër rikthehemi në Tiranë si qytetarë, që të gjithë duam më të mirën e këtij qyteti dhe më të mirën e familjeve tona. Atyre u uroj shumë suksese, por edhe gjithë qytetarëve, pavarësisht bindjeve politike, i falënderoj sepse ka qenë një ndër fushatat më të qeta. Debatet janë mëse të natyrshme, edhe ndonjë cic-mic i vogël, por në përgjithësi ka qenë një fushatë e qetë.

Lusim të gjithë ata që janë në krye të këtij procesi ta vijojnë me qetësi dhe të dalim vërtet faqebardhë. Është shumë e rëndësishme të fitojë Tirana e Shqipëria, jo në sensin e partive politike, por të një komuniteti të civilizuar, që prodhon debat sigurisht, prodhon edhe vendimmarrje dhe pastaj të hënën i rikthehet normalitetit”, tha ndër të tjera Veliaj.

14/05/2023 12:43-Zgjedhjet në Shqipëri, raportohen raste incidentesh në disa qytete

Shqipëria zgjedh sot kryebashkiakët për 61 bashki të vendit me në garë 144 kandidatë. 5213 qendra votimi janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00. Deri më tani është vënë re një pjesëmarrje e ulët në votime, ndërsa janë shfaqur gjithashtu probleme teknike në disa qendra votimi.

Në disa qendra votimi ka pasur edhe incidente.

Një përplasje ndodhi mes një grupi të mbështetësve të opozitës me ata të Partisë Socialiste në qendrën e votimit në Spitallë të Durrësit, atje ku dhe procesi i votimit u ndërpre për 30 minuta.

Simpatizantë të Partisë Socialiste kanë shqetësuar komisionerët e koalicionit “Bashkë fitojmë”. Këta të fundit kanë ngritur shqetësimin e tyre pranë policisë së qarkut të Durrësit. Ata e kanë cilësuar praninë e këtyre simpatizantëve si kërcënim për qytetarët.

Forcat e policisë u vendosën në dispozicion pasi për disa minuta veç pezullimit të votiimit në këtë zonë, u ndalua edhe qarkullimi.

Një tjetër incident është shënuar dhe në Fushë-Krujë. Një votues është përplasur fizikisht me një nga anëtarët e komisionit brenda qendrës së votimit.

Një incident ka ndodhur edhe në Maliq. Deputeti Edmond Spaho shihet në video e vënë në dispozicion nga kryetari aktual i bashkise se Maliqit Gezim Topciu, teksa tërheq për krahu me force, votues ne fshatin Zvezde.

Sipas pretendimeve të të dyja palëve, ka presion nga njëra-tjetra per orientim votash.

Incidenti më i rëndë mbetet ai i orëve të para të mëngjesit ku kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai u godit nga simpatizantë të opozitës. /Telegrafi/

14/05/2023 12:13-Vazhdon pjesëmarrja e ulët në zgjedhjet në Shqipëri, KQZ nxjerr të dhënat deri në orën 11:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri (KQZ) ka publikuar të dhënat për pjesëmarrjen në zgjedhjet vendore deri në orën 11:00.

Sipas të dhënave të KQZ, deri në orën 11:00 kanë votuar 13.59 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Sot, më 14 maj shqiptarët i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e bashkive dhe anëtarët e këshillave bashkiak për 4 vitet e ardhshme.

Sipas listës së fundit të shpërndarë nga Ministria e Brendshme, të drejtën e votës në zgjedhjet e 14 majit e kanë 3 milionë e 650,550 shtetas shqiptarë. Nga këta 122,545 janë qytetarë që e kanë mundësinë për të votuar për herë të parë. Këta qytetarë do të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre në 5,211 qendra votimi në të gjithë vendin. /Telegrafi/

14/05/2023 11:43-Ambasadorja e BE në Tiranë: Dita është e qetë, qytetarët të dalin të votojnë

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann ka zgjedhur Elbasanin për të parë nga afër procesin për zgjedhjet lokale për zgjedhjen e kryebashkiakut në këtë bashki.

Hohmann në fjalën e saj është shprehur se deri më tani dita është e qetë dhe ka kërkuar nga qytetarët që të marrin pjesë në zgjedhje dhe që të ruajnë qetësinë deri në fund.

“Gjërat deri më tani kanë ecur pa problem dhe qytetarët po e ushtrojnë të drejtën e tyre të votës për të zgjedhur kryebashkiakun. Urimi im për sot është sa më shumë zgjedhës të shkojnë në qendër të votimeve dhe të votojnë dhe dita të vijojë kështu pa problem dhe në paqe.

Ajo çfarë vendosin sot qytetarët është do të jenë prej tyre në këshillat bashkiak dhe kush do jenë kryetarët e bashkive në 4 vitet e ardhshme.

"Shfrytëzojeni të drejtën që keni për të zgjedhur. Synimi duhet të jetë politika më e mirë që ju mendoni do të jetë për Elbasanin", tha ajo.

"Jam shumë e lumtur që OSBE ka vendosur të sjellë vëzhgues në Shqipëri që u bënë kohë që kanë ardhur e u bë kohë që kanë ndjekur situatën ditë pas dite. Ju e dini se para pak ditësh nxorën raportin paraprak, por le të presim ditën e nesërme kur do të kemi raportin paraprak për të parë gjetjet e misionit të OSBE/ ODIHR në Shqipëri”, ka thënë ajo. /Telegrafi/

14/05/2023 11:20-Zgjedhjet në Shqipëri, pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00

8.08 për qind e qytetarëve kanë ushtruar të drejtën e votës deri në orën 10:00 në zgjedhjet vendore që mbahen sot (14 maj) në Shqipëri.

Nga 5,213 qendra votimi në total, raportimet vijnë nga 2.740 qendra.

158,904 zgjedhës kanë votuar nga 1,966,898 zgjedhës në listat e qendrave të votimit të raportuara, bën me dije Komisioni Qendror Zgjedhjeve.

Sot, më 14 maj shqiptarët i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e bashkive dhe anëtarët e këshillave bashkiak për 4 vitet e ardhshme.

Sipas listës së fundit të shpërndarë nga Ministria e Brendshme, të drejtën e votës në zgjedhjet e 14 majit e kanë 3 milionë e 650,550 shtetas shqiptarë. Nga këta 122,545 janë qytetarë që e kanë mundësinë për të votuar për herë të parë. Këta qytetarë do të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre në 5,211 qendra votimi në të gjithë vendin. /Telegrafi/

14/05/2023 11:10-Voton Kryeministri Rama: Tani është momenti i qytetarëve të thonë fjalën e tyre

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka votuar sot i shoqëruar nga bashkëshortja, Linda Rama në një shkollë në Surrel, zonë në të cilën ai jeton prej disa vitesh.

Pas votimit, ai ka dhënë edhe një mesazh për Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke u shprehur se situata e krijuar me pajisjet e identifikimit elektronik në fillim të procesit mos të ketë krijuar probleme me votimin.

“Janë thënë të gjitha ato që duheshin thënë. Tani është momenti i qytetarëve të thonë fjalën e tyre. Uroj që situate e krijuar nga KQZ të mos ketë ndikuar në ato zona ku në fillim nuk punuan aparatura. Të gjithë ata që nuk votuan herën e parë, uroj të kthehen sërish të japin votën e tyre”, tha ai.

Ndalur te akuzat e thëna nga ish kryeministri Sali Berisha ku tha se kanë qenë “hackerat qeveritar që ndikuan te pajisjet elektronike”, Rama zgjodhi të mos komentonte.

“Dhe unë duhet t’i përgjigjem kësaj?”, tha Rama /Telegrafi/

14/05/2023 11:02-Meta: Ditë e madhe sot, votuam si një familje e kompletuar

Kryetari i Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, njëkohësisht edhe i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i shoqëruar nga familjarët e tij, ka votuar në kopshtin numër 31 në rrugën ‘Pjetër Bogdani’ në zonën e ish-bllokut.

Pas hedhjes së votës, Meta para gazetarëve është shprehur se sot është një ditë e madhe pasi të gjithë qytetarët me pjesëmarrjen e tyre në votime do të bëjnë të mundur dhënien fund të këtij regjimi.

“Ishte një kënaqësie e madhe që votova sot si një familje e kompletuar pasi për herë të parë votoi dhe Era. Kam një lutje për qytetarët e Tiranës dhe të Shqipërisë, pjesëmarrje, pjesëmarrje dhe vetëm pjesëmarrje. Gjëja më e rëndësishme dhe e drejta që ka një qytetar është vota, themeli i lirisë dhe i dinjitetit. Ushtrojeni këtë të drejtë përmes pjesëmarrjes, për tu bërë pjesë e ndryshimit për tu kërkuar llogari të gjithëve. Ditë e madhe për të gjithë merr fund monizmi absolut”, tha ai. /Telegrafi/

14/05/2023 10:52-U godit në mesnatë, flet kryetari i Bashkisë së Kolonjës

Erion Isai, kryetari i Bashkisë Kolonjë i cili u raportua se është goditur disa orë para zgjedhjeve, u shfaq para kamerave me hundën e dëmtuar për t’i bërë apel qytetarëve të votojnë për cilin kandidat të duan në zgjedhjet e 14 majit.

Ai u shpreh se i vjen turp të ketë një vëmendje të tillë, jo prej zgjedhjeve, por prej dhunës së ushtruar nga kundërshtarët.

“Mbrëmë më është dukur sikur po rixhirohej filmi ‘Kanan Tafili’ me historira bllokime rrugësh dhe absurditete, banalitete që nuk i kanë hije të gjithë Shqipërisë, jo vetëm Kolonjës që e ka treguar se dhunën e refuzon dhe e refuzon me forcë.

Kolonja për këtë rast ka një shprehje shumë të bukur ‘gjarprit kur i vjen ngordhja del në rrugë’ dhe më vjen keq për gjithë incidentin dhe gjëja që më vjen më shumë keq është që kur të kërkohet në Google, Kolonjë do të dalë dhe kjo histori e shëmtuar”, u shpreh Isai.

Kryebashkiaku i Kolonjës tha se versioni që ka dhënë kundërshtari i tij nga “Bashkë Fitojmë” është për të ardhur keq, ndërsa shtoi se as nuk e njihte dhe për herë të parë e pa ditën e djeshme. Isai komentoi fytyrën e tij si të “shpërfytyruar”, ndërsa fajin ja la ose pijes, ose dëshpërimit.

Sipas tij stafi i tij ka treguar qytetari, duke hedhur poshtë akuzat e Lumanit i cili deklaroi se truprojat e Isait për pak e kanë goditur edhe në prani të shefit të komisariatit të Kolonjës. /Telegrafi/

14/05/2023 10:34-Probleme me pajisjet e identifikimit në 532 qendra votimi, KQZ: Kemi bërë sa kemi pasur mundësi

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi doli në një deklaratë në mediat ku komunikoi se në 205 qendra votimi pajisja e identifikimit elektronik është e konfiguruar, por s’mund të marrim automatikisht në kohë reale informacion prej tyre.

Ai sqaroi se në 532 qendra votimi nuk kanë marrë asnjë informacion.

“Që do të thotë, ose në të gjitha këto qendra votimi PEi (Pajisja për identifikimin e votuesve) nuk funksionon, funksionon pjesërisht, ose funksionon plotësisht, por ne këtë të dhënë nuk e kemi nëpërmjet sistemit dhe jemi duke komunikuar me këto qendra votimi, si me operatorët, ashtu dhe me anëtarët e komisionit të qendrës së votimit për të ditur nëse aty procesi është duke u zhvilluar nëpërmjet PEi-t apo manualisht. Pra, me pak fjalë, janë 532 qendra votimi për të cilat, presupozohet në rastin më të keq të themi që identifikimi aty nuk po bëhet nëpërmjet pajisjes elektronike të identifikimit. E kuptojmë shumë mirë gravitetin dhe rëndësinë e kësaj problematike, por kjo është situata. Jemi përpjekur të korrigjojmë aq sa objektivisht ka qenë e mundur në kohë dhe me resurset njerëzore që kemi pasur për të ndryshuar situatën”, u shpreh Celibashi.

Ai sqaroi se do të presin një farë kohe me shpresën që kjo gjë do të rregullohet.

14/05/2023 10:24-Voton Sali Berisha: Nga nesër Shqipëria arkivon monizmin e shëmtuar

Ish-kreyministri dhe drejtues i Koalicionit "Bashkë Fitojmë", Sali Berisha ka votuar në shkollën “Kosova”, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha.

Pas hedhjes së votës, Berisha para gazetarëve tha se sot është ditë e fitores për demokracinë shqiptare. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në votime.

“U bëjë thirrje qytetarëve që të flasin sot me votën e tyre për qeverisjen vendore. Të gjithë ata të cilët u ftuan nga armiku i egër i votës së lirë të shqiptarëve që të rrinë në shtëpi mos të harrojnë që ky është një nxitje që ata të marrin pjesë sot në votime. Ai që ka frikë votën, ka frikë lirinë dhe është armik i saj. Ftoj të gjithë zgjedhësit shqiptarë të mos harrojnë se përsëritja e të njëjtit gabim e bënë gabimin edhe më të madh. Le tu prij mençuria e tyre në mënyrë që të votojnë në interesin më të mirë të tyre, familjes dhe vendit”, tha Berisha.

Berisha shtoi se nesër Shqipëria arkivon monizmin e shëmtuar.

“Kjo është pranvera e ndryshimit. Nesër Shqipëria arkivon përfundimisht monizmin e shëmtuar dhe kjo është një ditë fitore për demokracinë shqiptare”, tha Berisha. /Telegrafi/

14/05/2023 10:00-Zgjedhjet në Shqipëri, pjesëmarrja 3.75 për qind deri në orën 9:00

Sot mbahen zgjedhjet vendore në vendin tonë, ku pritet të zgjidhen 61 kryebashkiakët e rinj.

Këto zgjedhje u paraprinë nga një situatë e pazakontë politike kur opozita ishte e përçarë dhe socialistët të vetëm kërkojnë rikonfirmimin në pjesën më të madhe të bashkive.

Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Zgjedhor të Zgjedhjeve, 3.75 për qind e qytetarëve kanë ushtruar të drejtën e votës deri në orën 9:00.

Nga 5,213 qendra votimi në total, raportimet vijnë nga 2,753 qendra.

73,947 zgjedhës kanë votuar nga 1,974,061 zgjedhës në listat e qendrave të votimit të raportuara, bën me dije KQZ-ja.

Sot, më 14 maj shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e bashkive dhe anëtarët e këshillave bashkiak për katër vitet e ardhshme.

Sipas listës së fundit të shpërndarë nga Ministria e Brendshme, të drejtën e votës në zgjedhjet e 14 majit e kanë 3 milionë e 650,550 shtetas shqiptarë. Nga këta 122,545 janë qytetarë që e kanë mundësinë për të votuar për herë të parë. Këta qytetarë do të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre në 5,211 qendra votimi në të gjithë vendin. /Telegrafi/

14/05/2023 09:37-Ofendoi katër persona, procedohet në gjendje të lirë kandidati i opozitës për Kuçovën

Procedohet penalisht në gjendje te lirë kandidati i “Bashkë Fitojmë” në bashkinë e Kuçovës. Lefter Maliqi do ndiqet penalisht pasi ka fyer katër persona, punonjës në një firmë ndërtimi në Kuçovë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë, mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi Sh. Sh., se shtetasit L. M. dhe M. H. e kishin fyer me fjalë, i kanë shoqëruar në Komisariat, këta dy shtetas, si dhe kanë njoftuar prokurorin e gatshëm, në lidhje me këtë rast", thuhet në njoftimin e policisë.

"Në përfundim të veprimeve procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë kanë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit L. M., 51 vjeç, banues në Tiranë (kandidat për kryetar të bashkisë Kuçovë) dhe M. H., 48 vjeç, banues në Kuçovë (mbështetës i kandidatit)", shton policia.

"Mbrëmjen e djeshme, në ambientet e një lokali në qytetin e Kuçovës, dyshohet se këta shtetas kanë fyer me fjalë dhe kanë shpifur për shtetasit Sh. Sh., 59 vjeç, A. Sh., 39 vjeç, A. K., 44 vjeç dhe A. K., 57 vjeç, të katërt punonjës të një firme ndërtimi", sqaron policia.

"Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Fyerja” dhe “Shpifja”, të kryera në bashkëpunim", thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/

14/05/2023 09:17-Voton Presidenti Begaj: Këto votime nuk janë të partive politike, janë të qytetarëve

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka votuar sot rreth orës 9:00 në zgjedhjet lokale që po mbahen në vend. Ai është paraqitur në qendrën e votimit së bashku me bashkëshorten për të ushtruar të drejtën e tij.

“Është një ditë e rëndësishme në demokraci, është dita e zgjedhjeve dhe unë sot ushtrova detyrën time si qytetar. Natyrisht që çdo shtetas i Republikës së Shqipërisë me të drejtë vote, sot ka ditën që të dëgjohet, që vota e tij të lexohet, fuqia dhe pushteti i votës së tij të bëjë ndryshimin. Këto votime nuk janë të partive politike, janë të qytetarëve dhe duhet t’i shërbejnë qytetarëve", u shpreh Begaj.

Sot, më 14 maj shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e bashkive dhe anëtarët e këshillave bashkiak për 4 vitet e ardhshme.

Sipas listës së fundit të shpërndarë nga Ministria e Brendshme, të drejtën e votës në zgjedhjet e 14 majit e kanë 3 milionë e 650,550 shtetas shqiptarë. Nga këta 122,545 janë qytetarë që e kanë mundësinë për të votuar për herë të parë. Këta qytetarë do të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre në 5,211 qendra votimi në të gjithë vendin. /Telegrafi/

14/05/2023 09:00-Policia shqiptare: Asnjë problem gjatë ruajtjes së objekteve dhe materialeve zgjedhor

Policia e Shtetit deklaron se mëngjesin e sotëm asnjë problem nuk është konstatuar gjatë ruajtjes së objekteve dhe materialeve zgjedhore, si dhe gjatë procesit të dorëzimit të qendrave të votimit te komisionerët.

Punonjësit e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin nisën prej orës 06:00 të mëngjesit të datës 14 maj 2023, dorëzimin e qendrave të votimit sipas të gjitha kërkesave ligjore, me proces-verbalet përkatëse të komisionit të votimit.

Shërbimet e Policisë, gjatë kryerjes së shërbimit për ruajtjen e qendrave të votimit, nuk kanë konstatuar asnjë problem. Policët që kanë dorëzuar qendrat e votimit janë përqendruar në stacionet e përkohshme policore, të miratuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, siç e përcakton ligji.

Policia e Shtetit është në gatishmëri të plotë për të përmbushur misionin e saj për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike në të gjithë vendin, me qëllim krijimin e një mjedisi sa më të sigurt, në funksion të garantimit të një procesi të qetë zgjedhor. /Telegrafi/

14/05/2023 08:56-KQZ vëzhgon procesin zgjedhor në Shqipëri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovë po qëndron në Shqipëri për të vëzhguar procesin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, të cilat po mbahen. Zyrtarë të KQZ-së do të jenë prezentë në disa qendra të votimit për të ndjekur nga afër organizimin e zgjedhjeve.

Gjatë këtij vëzhgimi, vëmendje më e madhe do t’i kushtohet votimit të pjesshëm elektronik në 401 vendvotime të bashkive Elbasan, Kamëz dhe Vorë, si dhe numërimin e votave që zhvillohet në Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha për KosovaPress se ky vëzhgim është në kuadër të bashkëpunimit të mirë që kanë institucionet zgjedhore në të dy vendet.

Para ditës së zgjedhjeve, delegacioni i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i kryesuar nga Kreshnik Radoniqi dhe në përbërje të anëtarit, Sami Kurteshi dhe kryeshefit ekzekutiv të Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, janë takuar me komisionerin shtetëror të zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Kryetari Radoniqi, vlerësoi lartë bashkëpunimin e mirë ndërmjet dy institucioneve dhe në emër të KQZ-së së Kosovës uroi që dita e zgjedhjeve të shkojë mbarë e të përmbyllet me sukses.

Po ashtu, delegacioni i KQZ-së së bashku me anëtarë të Trupave të Menaxhimit të Zgjedhjeve nga shtete të ndryshme, morën pjesë në prezantimin e komisonerit shtetëror të zgjedhjeve për përgatitjet e procesit zgjedhor. Vëzhguesit e TMZ-ve u njoftuan edhe për specifikat e këtij procesi zgjedhor dhe për aplikimin e teknologjisë informative në votimin elektronik në tri bashki të ndryshme.

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të jenë prezentë në disa Qendra të Votimit për të përcjellur nga afër organizimin e zgjedhjeve.

14/05/2023 08:44-Mbi 5 mijë e 500 policë ruajnë objektet zgjedhore

5511 policë do të angazhohen për ruajtjen e objekteve zgjedhore në Shqipëri gjatë ditës së sotme (e diele). Ndërsa janë trajnuar gjithsej 7530 policë të cilët do të angazhohen me detyra gjatë procesit zgjedhor.

Policia e Shtetit do të marrë në mbrojtje 57 objekte të rëndësishme në këtë proces me angazhimin e 192 punonjës të policisë nga forcat “Komando”.

Të njëjtit do të ndërhyjnë në rast se kërkohet nga komisionet zgjedhore apo nga KQZ-ja.

Në Shqipëri mbahen sot (e diele) zgjedhjet lokalet ku rreth 140 kandidatë do të synojnë të marrin drejtimin e 61 bashkive në tërë Shqipërinë.

Nga ora 7:00 e mëngjesit hapen qendrat e votimit, dhe qytetarët janë ftuar të bëjnë zgjedhjen e tyre për 61 kryetarët e rinj të bashkive si edhe për përfaqësuesit e këshillave bashkiakë.

Në këto zgjedhje vendore, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 3.650.550 shtetas shqiptarë kanë të drejtën e votës, ndërsa 122.545 zgjedhës votojnë për herë të parë. Në 61 bashki të vendit do të jenë të hapura 5.211 qendra votimi nga ora 07:00-19:00.

14/05/2023 08:41-Shqipëria zgjedh sot kryetarët e bashkive

Në Shqipëri mbahen sot (e diele) zgjedhjet lokalet ku rreth 140 kandidatë do të synojnë të marrin drejtimin e 61 bashkive në tërë Shqipërinë.

Nga ora 7:00 e mëngjesit hapen qendrat e votimit, dhe qytetarët janë ftuar të bëjnë zgjedhjen e tyre për 61 kryetarët e rinj të bashkive si edhe për përfaqësuesit e këshillave bashkiakë.

Në këto zgjedhje vendore, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 3.650.550 shtetas shqiptarë kanë të drejtën e votës, ndërsa 122.545 zgjedhës votojnë për herë të parë. Në 61 bashki të vendit do të jenë të hapura 5.211 qendra votimi nga ora 07:00-20:00.

Beteja kryesore do të jetë për kryeqytetin, Tiranën, ku ka gjashtë kandidatë. PS ka vendosur t’i besojë Erion Veliajt, ndërsa koalicioni Meta-Berisha i ka vënë përballë Belind Këlliçin. Ndërsa PD e Alibeajt ka kandiduar Roland Bejkon.

Këta janë kandidatët për kryetarë në 61 bashkitë e Shqipërisë:

Bashkia Tiranë

1. Arlind Qori – Partia “Lëvizja Bashkë”;

2. Marko Dajti – Partia “Fronit i Majtë”;

3. Lajla Pernaska – Partia “Drejtësi, Integrim dhe Unitet”;

4. Erion Veliaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

5. Belind Këlliçi – “Bashkë Fitojmë”

6. Roland Bejko – “Partia Demokratike”

Bashkia Belsh

1. Arif Tafani – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

2. Bedri Qypi – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Bashkia Berat

1. Zija Ismaili – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

2. Ervin Demo – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Bulqizë

1. Defrim Fiku – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

2. Festime Mjeshtri – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Cërrik

1. Servet Duzha – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

2. Andis Salla – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Delvinë

1. Ilir Mehmeti – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

2. Besmir Veli – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Devoll

1. Eduard Duro – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

2. Elvis Hajdërlli – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

3. Çlirim Hoxha – kandidat i pavarur

Bashkia Dibër

1. Ismail Uka – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

2. Naim Gazidede – “Partia Demokratike”

3. Rahim Spahiu – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Dimal

1. Gentian Meçi – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

2. Dritan Sula – “Partia Demokratike”

3. Juliana Memaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Divjakë

1. Josif Gorrea – Partia Socialiste e Shqipërisë”;

2. Aurel Malko – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Dropull

1. Thanas Maneka – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

2. Dhimitraq Toli – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Durrës

1. Igli Cara – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

2. Emiriana Sako – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Elbasan

1. Gledian Llatja – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

2. Luçiano Boçi – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Fier

1. Evdar Kodheli – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

2. Eriselda Çelaj – “Partia Demokratike”;

3. Armando Subashi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Finiq

1. Leonidha Papa – “Partia Demokratike”;

2. Leonidha Hristo – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

3. Romeo Çakuli – Partia “Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen”;

Bashkia Fushë Arrëz

1. Fran Tuci – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

2. Hil Curri – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Gjirokastër

1. Dorjan Lani – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

2. Flamur Golemi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Gramsh

1. Hasim Çekrezi – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

2. Besion Ajazi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Has

1. Miftar Dauti – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

2. Beqir Mulaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Himarë

1. Jorgo Goro – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

2. Dhionisios Alfred Beleri – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Kamëz

1. Rakip Suli – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

2. Bilbil Bajraktari – “Partia Demokratike”;

3. Arjan Hoxha – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Bashkia Kavajë

1. Fisnik Qosja – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

2. Redjan Krali – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Këlcyrë

1. Klement Ndoni – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

2. Adriatik Spahiu – “Partia Demokratike”;

3. Arjan Kasaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Klos

1. Valbona Kola – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

2. Bedri Hoxha – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Kolonjë

1. Erion Isai – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

2. Et’hem Lumani – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Konispol

1. Ergest Dule – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

2. Fatmir Shero – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Korçë

1. Ledina Alolli – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

2. Sotiraq Filo – “Partia Socialiste e Shqipërisë”

Bashkia Krujë

1. Agron Loka – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

2. Artur Bushi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Kuçovë

1. Kreshnik Hajdari – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

2. Lefter Maliqi – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

3. Ilirjan Koxhaj – “Partia Demokratike”;

Bashkia Kukës

1. Abedin Oruçi – “Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë”;

2. Admir Sinamati – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

3. Safet Gjici – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Kurbin

1. Behar Haxhiu – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

2. Majlinda Cara – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Lezhë

1. Pjerin Ndreu – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

2. Pashk Gjoni – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Libohovë

1. Leonard Hide – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

2. Adil Xhelili – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Librazhd

1. Mariglen Disha – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

2. Shefki Çota – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Lushnjë

1. Erisleda Sefa – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

2. Eduart Sharka – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Malësi e Madhe

1. Isa Ramaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

2. Tonin Marinaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Maliq

1. Alfred Gega – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

2. Gëzim Topçiu – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Mallakastër

1. Agron Kapllanaj – “Partia Demokratike”;

2. Qerim Ismailaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

3. Resmi Shanaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Mat

1. Skënder Gjuci – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

2. Agron Malaj – Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Memaliaj

1. Gjolek Guci – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

2. Albert Malaj – “Partia Socialiste e Shipërisë”;

Bashkia Mirditë

1. Ndrec Dedaj “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

2. Albert Mëlyshi – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Patos

1. Fation Duro – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

2. Pranvera Rizaj – Partia Demokratike”;

3. Safije Alushaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Peqin

1. Mustafa Pashja – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

2. Bukurosh Maçi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Përmet

1. Edmond Komino – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

2. Alma Hoxha – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Pogradec

1. Zini Tolozhina – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

2. Ilir Xhakolli – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

3. Rezart Laraku – “Lëvizja e Re”;

Bashkia Poliçan

1. Florian Qama – “Partia Demokratike”;

2. Behar Xhaferraj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

3. Adriatik Zotkaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Prrenjas

1. Nuri Bleba – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

2. Suzana Topi – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Pukë

1. Rrok Dodaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

2. Gjon Gjonaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Pustec

1. Pandi Jani – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

2. Pali Kolefski – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Roskovec

1. Erdit Hazizaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

2. Majlinda Bufi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Rrogozhinë

1. Edison Memolla – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

2. Shkëlqim Hoxha – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Sarandë

1. Skënder Muço – “Partia Demokratike”;

2. Ardit Çikuli – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

3. Oltion Çaçi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

4. Gjergj Mërkuri – kandidat i pavarur

Bashkia Selenicë

1. Nertil Bellaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

2. Leonard Rakipaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Shijak

1. Elton Arbana – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

2. Rezeart Tusha – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Shkodër

1. Benet Beci – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

2. Bardh Spahia – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Skrapar

1. Euglen Mustafallari – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

2. Adriatik Mema – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Tepelenë

1. Sokol Guga – “Partia Demokratike”;

2. Tërmet Peçi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

3. Baftjar Imeri – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Tropojë

1. Besnik Duzhaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

2. Rexhe Byberi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Vau i Dejës

1. Klomentina Drini – “Partia Demokratike”;

2. Kristjan Shkreli – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

3. Zef Hila – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Vlorë

1. Hysni Sharra – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

2. Ermal Dredha – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Vorë

1. Blerim Shera – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

2. Indrit Hoxha – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;.