Gjithçka gati për spektakël
E veçanta e kësaj ndeshjeje është prania e legjendës braziliane Roberto Carlos. Ekipi turk i Sivasspor do të arrijë të premten në kryeqytetin kosovar, një ditë para spektaklit i cili zhvillohet në stadiumin e qytetit në Prishtinë, ku pritet pjesëmarrja e mijëra spektatorëve nga mbarë vendi dhe më gjerë.
Deri tash, “Bardhekaltrit” i kanë zhvilluar disa ndeshje miqësore ndërkombëtare, me ekipet si Offenbach, Winterthur, Schaffhausen, Fortuna Köln, Greuther Furth, Osnabrück, Koblenz, Köniz etj.
Kjo ndeshje do të fillojë në orën 17:00. Dyert për publikun hapen në ora 15:00.
Sa u përket çmimeve të biletave, ato ndryshojnë varësisht nga pozitat në stadium.
Në jug dhe veri, çmimi është 2 euro për një biletë.
Në lindje bileta kushton 3 euro, ndërsa në perëndim bileta kushton 5 euro.
Pikat zyrtare të shitjes se bieletave do të jenë:
Në Prishtinë, te “Newborn” dhe në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe një pikë në Prizren, tek sheshi “Shadërvani”.
Orari i shitjes së biletave:
Ditën e enjte vetëm në Prishtinë nga ora 16:00 - 19:00h.
Ditën e premte në Prishtinë dhe Prizren nga ora 12:00 - 16:00h.
Ditën e shtunë vetëm te Stadiumi i Qytetit, Prishtinë 13:00-17:00h.
Ekipi i të famshmit Roberto Carlos pritet të vijë në Kosovë me ekip të kompletuar, i cili premton se do të dhurojë spektakël, së bashku me ekipin që drejtohet nga Bylbyl Sokoli.
Kjo ndeshje është mundësuar falë angazhimit të Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Turqi, z. Avni Spahiu si dhe bashkëpunimit të mirë të presidentit të FC Prishtinës, z. Remzi Ejupi, me drejtuesit e klubit turk.


