Please enter at least 3 characters.

Gjithçka gati për debutimin e C-Class elektrike – pamjet e para

Mercedes-Benz do të lansojë së shpejti C-Class elektrike.

Përpara prezantimit të plotë, prodhuesi ka treguar pjesën e brendshme të veturës, duke na dhënë pamjen e parë të kabinës së teknologjisë së lartë.

Klasa elektrike C do të jetë e disponueshme ose me MBUX Hyperscreen ose me MBUX Superscreen.

Për ata që nuk e mbajnë mend se cili është cili, Hyperscreen është ekran i vetëm, ndërsa Superscreen përmban tre ekrane.

Kabina e modelit të ri duket identike me atë të GLC-së , deri te ulëset e reja dhe çatia panoramike Sky Control e mbuluar me yje.

Vetura do të ketë gjithashtu një sistem automatik të kontrollit të klimës.

Do ta shohim plotësisht C-Class-in e ri elektrik kur Mercedes ta zbulojë atë më 20 prill, në Korenë e Jugut. /Telegrafi/