Please enter at least 3 characters.

Gjiri i Vlorës do të “pushtohet” nga varkat me vela nga Brindizi

2023/06/357061677_825610602267936_2019153458129254617_n-e1688060352103.jpg

Për katër ditë rresht, prej 6 korrikut, Gjiri i Vlorës do të “pushtohet” nga varkat me vela, të cilat do të nisen nga Brindizi.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një postim në Facebook.

Kryeministri Rama ka shkruar se kjo ngjarje sportive këtë verë mbush 12 edicione.

“Për 4 ditë rresht prej 6 korrikut Gjiri i Vlorës do të "pushtohet" nga varkat me vela të cilat do të nisen nga Brindizi. Një ngjarje sportive këtë verë për këdo që adhuron sportet e ujit ose ka dëshirë të sodisë një pamje romantike si ajo e varkave me vela mund të kalojë nga Marina Orikum në këto ditë, ku për herë të parë do të garojnë dy varka shqiptare”, shkruan Rama.