Please enter at least 3 characters.

Gjimshiti befason të gjithë me skuadrën e re

2016/01/urim-i-madh-nga-gjimshiti-p-euml-r-fest-euml-n-e-flamurit-foto_hd.jpg

Avellino në Serinë B italiane do të jetë skuadra e re e Berat Gjimshiti-t.

Mbrojtësi i Kombëtares pranoi ofertën e klubit kampanj, ku do të bëhet menjëherë titullar i padiskutueshëm dhe një nga liderët e repartit difensiv.

Edhe pse vendosi ta largojë 23-vjeçarin, Atalanta nuk pranoi ta shiste kartonin e Gjimshitit, edhe sepse lojtari cilësohet një i ri premtues, që mund ti shërbejë projektit të klubit për të ardhmen.

Për këtë arsye, nga ofertat e shumta që kishin, nga Crotone në Serinë A për të vazhduar me Kaiserslautern dhe Freiburg në Gjermani, drejtuesit e klubit zikaltër preferuan formulën e huazimit të lojtarit.

Avellino cilësohet si skuadra ideale ku Gjimshiti mund të luajë me vazhdimësi, të fitojë eksperiencë dhe mbi të gjitha të vazhdojë të përmirësohet në Serinë B italiane, e cila për karakteristikat e skuadrave cilësohet si një prej ligave më të vështira në Europë