Please enter at least 3 characters.

Gjigantët italianë në ‘luftë’ për Giroud

2016/10/giroud-e1477691980680.jpg

Olivier Giroud, po kërkohet nga Milani dhe Napoli.

Sulmuesi francez sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Arsenali, pasi ka vendosur të mos e rinovojë kontratën që i skadon në vitin 2018 me “Topçinjtë”.

Nisur nga kjo, Milani dhe shumë më tepër Napoli kanë shfaqur interes për Olivier Giroud dhe e shikojnë afrimin ish lojtarit të Montpellier si një mundësi të shumë të mirë në janari.

Të kaltrit qëndrojnë në pole-position, për vetë faktin se Napoli është vendosur në kërkim të një sulmuesi për të zëvendësuar të dëmtuarin Arkadiuz Milik, por nuk mbetet pas as Milani.

Kuqezinjtë të cilët me mbërritjen e kinezëve do të kenë shumë para për të shpenzuar mund ta blejnë 30-vjeçarin, për të pasur një tjetër alternativë cilësore përkrah Carlos Baccës edhe pse nuk përjashtohet mundësia që kolumbiani të largohet.

Vlera e tij është afërsisht 25 milionë euro, jo shumë për një sulmues që në karrierë ka arritur të realizojë 162 gola.