Please enter at least 3 characters.

Gjermania ndan 3 milionë euro për për sigurinë dhe zhvillimin e FSK-së

Republika Federale e Gjermanisë përmes programit “Enable and Enhance” po vazhdon të mbështesë zhvillimin dhe rritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kështë u bë e ditur nga në postim i ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Maqedonci tha se Ministria e Mbrojtjes ka pranuar një donacion në vlerë prej 3 milionë eurosh nga Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë, i dedikuar për realizimin e pesë projekteve konkrete, me fokus në plotësimin e flotës së transportit ushtarak si dhe në zhvillimin e kapaciteteve të mbështetjes mjekësore.

“Me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, i cili sot zyrtarizoi këtë donacion, diskutuam gjithashtu për zgjerimin dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/