Please enter at least 3 characters.

Gjenerata e tretë e Moto G është në përgatitje

2016/01/gjenerata-e-tret-euml-e-moto-g-euml-sht-euml-n-euml-p-euml-rgatitje_hd.jpg

Pajisja e cila pritet të lansohet këtë vit, duket se do të ketë ekranin prej 5 inç, procesorin Qualcomm Snapdragon 410 dhe RAM memorie prej 1GB.

Sipas Android Authority, Moto G do të përfshijë edhe memorie të brendshme prej 8GB dhe mundësi për hapësirë shtesë përmes kartelës së integruar microSD.

Moto G gjithashtu do të ketë kamerë frontale prej 5MP dhe kamerën kryesore me 8MP.

Motorola pritet që gjatë kësaj vere të sjell edhe dy pajisje tjera, përkatësisht modelet e telefonave Moto X dhe Moto E. (Telegrafi)