Please enter at least 3 characters.

Gjenerata e re e Chapecoenses zhvillon stërvitjen e parë pas aksidentit (Foto)

2017/01/aksi-1.jpg

Gjenerata e re e Chapecoenses, e kanë filluar misionin e ri duke stërvitur për herë të parë prej se skuadra kishte pësuar aksident dhe kishin vdekur pothuajse të gjithë. 

Disa tifozë të rinj ishin afruar në qendrën stërvitore ku skuadra i bën stërvitjet e zakonshme.

Ekipi do ta luajë ndeshjen e parë me 21 janar  në ‘Chapecoense’s Arena Conda’ kundër kampionit brazilian Palmeiras.

Fëmijët në stërvitje të Chapeconeses

Vetëm pak ditë pasi mbushen dy muaj nga aksidenti tragjik që i ndodhi skuadrës.

Ishte 28 nëntori kur fluturimi LaMia 2933 u përplas mbi Medellin në Kolumbi, pasi skuadra ishin nisur ta zhvillojnë ndeshjen finale te Copa Sudamericana kundër Atletico Nacional.

Shumica e lojtarëve të grumbulluar janë të rinj dhe shumë nga ta janë nën 18 vjeç.

Pamje nga stërvitja

Stërvitjen e udhëhoqi Vagner Mancini, që ka zëvendësuar të ndjerin Caio Junior.

Grupi përbëhet nga 15 lojtarë të ardhur, dhjetë të promovuar nga skuadra e të rinjve dhe katër që nuk kishin udhëtuar.

Edhe Neto që shpëtoi nga aksidenti mund të bëjë një kthim frymëzues dhe është duke biseduar me mjekët pas operacionit në tru.

Trajneri i ri Mancini

Chapecoense ka marrë trofeun pasi që Atletico Nacional ka kërkuar që kësaj skuadre t’i dhurohej pa lojë.

Në anën tjetër pas triumfit skuadra e Chapecoenses do të luajë në Copa Libertadores që është e njëjtë me Ligën e  Kampionëve. /Telegrafi/