Please enter at least 3 characters.

Gjendet trupi i pa jetë i një 45-vjeçari në Vllahi të Mitrovicës

2020/01/ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3.jpg

Policia e Kosovës ka gjetur pa shenja jete një mashkull kosovar me iniciale A.B, 45-vjeçar në fshatin Vllahi të Mitrovicës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sot rreth orë 9:40, është raportuar se  në fshatin Vllahi të Mitrovicës,  është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar  A. B., rreth  45 vjeçar. Njësitë përkatëse  kanë dal në vendin e ngjarjes. Ekipi mjekësorë ka konstatuar vdekjen e viktimës, me urdhër  të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML  për obduksion. Rasti është iniciuar dhe  po  hetohet si “vdekje e dyshimtë””, tha Zahiti. /Telegrafi/