Gjendet pa shenja jete një person në veri të Mitrovicës
17/08/2026
Një person është gjetur pa shenja jete në veri të Mitrovicës.
Rasti është raportuar rreth orës 15:30, ndërsa viktima është një mashkull kosovar.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë dhe po hetohet nga organet kompetente. /Telegrafi/


