Please enter at least 3 characters.

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti nën hetim

Një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas raportit policor, rasti është raportuar më 22 maj 2026 rreth orës 12:50.

Viktima, mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor.

Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit rasti është iniciuar për hetime të mëtejme. /Telegrafi/