Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë
25/10/2025
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është gjetur pa shenja jete një person në Prishtinë, në banesën e tij.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Ismail Dumoshi” në Prishtinë, të premten në ora 21:00.
“Rr. Ismail Dumoshi, Prishtinë 24.10.2025 – 21:00. Raportohet se në banesën e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/


