Please enter at least 3 characters.

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Shtime

2019/04/mjet_1524232450-2788136.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Belincë të Shtimes është gjetur një mjet i pashpërthyer.

“Një mashkull kosovar ka raportuar se, në fushë kishte vërejtur një mjetë të dyshuar i pashpërthyer.

Njësiti përkatës policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes derisa njësitet për deminim i FSK-së dhe KFOR-it Amerikan kanë bërë shpërthimin e mjetit pa incidente”, thuhet në raport. /Telegrafi/