Gjendet i vrarë me armë zjarri roja i objektit në Vlorë
10:"Webeditor3
27/04/2025
Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri mëngjesin e së dielës në qytetin e Vlorës.
Policia tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, ku në rrugë, në afërsi të banesës së tij, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vrarë me armë zjarri, shtetasi Renato Hoxhaj, 58 vjeç, i cili ishte i punësuar dhe si roje në një objekt në ndërtim pranë banesës së tij.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.


