Please enter at least 3 characters.

Gjendet foshnja e braktisur në bodrumin e pallatit në Tiranë

2023/09/POLICIA-2-1.jpg
3:"ABC

Një foshnjë e porsalindur u gjet e braktisur në në bodrumin e një pallati në zonën e Yzberishtit në Tiranë.

Shërbimet e Policisë i kanë ofruar menjëherë ndihmën e parë foshnjës, e cila është transportuar me automjetin e Policisë, së bashku me stafin mjekësor, në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Telegrafi/