Gjatë të premtes Interi do t’i bëjë ofertë Eriksenit
271:"MIDDLESBROUGH, ENGLAND - JANUARY 05: Christian Eriksen of Tottenham Hotspur warms up prior to the FA Cup Third Round match between Middlesbrough and Tottenham Hotspur at Riverside Stadium on January 05, 2020 in Middlesbrough, England. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)
Christian Eriksen (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)
12:"Getty Images
10/01/2020
Mesfushori i Tottenham Hotspur, Christian Eriksen, është më afër kalimit te Interi, pasi që agjenti i tij pritet të qëndrojë në Milano gjatë ditës së sotme (e premte)Calciomercato.com raporton se përfaqësuesi i tij do ta dëgjojë ofertën e klubit italian që pritet t'ia bëjë sot, të cilën do t’ia transmetojë lojtarit.
Danezi ka kontratë me Spursat deri në fund të sezonit, prandaj gjatë verës mund të transferohet si lojtar i lirë.
Mirëpo, Tottenhami dëshiron ta shesë që tani në afatin kalimtar të janarit në mënyrë që të mos e lë lojtarin të largohet me parametrat zero.
Sipas mediumit italian, klubi anglez kërkon rreth 20 milionë euro për shitjen e Eriksenit gjatë këtij afati kalimtar. /Telegrafi/


