Please enter at least 3 characters.

Gjatë periudhës së vetizolimit, Nita Latifi interpreton temën muzikore të “La Casa de Papel”

2020/04/NitaLatifi.jpg

Gjatë periudhës së vetizolimit, këngëtarë të shumtë kanë publikuar versione të ndryshme të këngëve të njohura që i kanë incizuar drejtpërdrejt dhe i kanë shpërndarë në rrjetet sociale.

Nita Latifi qe disa javë ka nisur një sesion interpretimesh me kitarë, të cilat i ka publikuar në Instagram.

Kënga e fundit që ajo ka interpretuar është tema muzikore e hit serialit televiziv, “La Casa de Papel”.

“My Life Is Going On” është titulli i këngës që këndohet nga Cecilia Krull dhe është shfrytëzuar si temë muzikore e serialit që tashmë ka ardhur me sezonin e katërt në Netflix.

Nita e interpreton e ndihmuar edhe me një kitarë të dytë nga Visar Kuçi. /Telegrafi/