Gjatë leksioneve të vozitjes, përfundoi në tank (Foto)
02/06/2015
Ishte duke praktikuar vozitjen e veturës, kur u përplas me tankun.
Adoleshentja ka qenë vetëm në veturë, kur për një moment e ka pasur fokusin diku tjetër.
Në atë moment, pjesa e majtë e veturës së saj ka përfunduar nën shiritin e tankut 62 tonësh.
Ngjarja që ka ndodhur në Lippe të Gjermanisë, e ka lënë vajzën me lëndime të lehta, por me dhjetë mijë euro dëme në veturë, transmeton Telegrafi.
Mësohet se makinisti i tankut, që për momentin ishte në ushtrime, nuk ka arritur të ndalojë në vend derisa po ngiste së prapthi. /Telegrafi/


