Gjashtë të lënduar në rrugën Tetovë-Jazhincë
11/12/2016
Në aksin rrugorë Tetovë-Jazhincë, saktësisht në Leshkë ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni ku janë lënduar gjashtë pesona, tre prej të cilëve rëndë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas zëdhënësit të MPB-së në Tetovë, Marjan Josifovski, aksidenti ka ndodhur në ora 16, me ç'rast janë përplasur dy automjete, MBë dhe Shevrolet.
Të lënduarit janë sjellur në spitalin e Tetovës. Policia punon në ndriçimin e plotë të rastit./Telegrafi/


