")
Please enter at least 3 characters.

Gjakovë, asnjë person i infektuar me coronavirus

2020/05/95656929_2607117092726989_342921038000029696_o.jpg

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka mbajtur mbledhjen e rregullt me Shtabin e Emergjencave përCOVID-19.

Në njoftimin e bërë për media nga Komuna e Gjakovës thuhet se aktualisht kjo komunë nuk ka asnjë person të infektuar me coronavirus, transmeton Telegrafi.

"Aktualisht në komunën tonë nuk ka asnjë të infektuar me COVID-19, dhe për këtë fakt ai është shprehur mirënjohës ndaj të gjitha institucioneve dhe individëve të përfshirë në menaxhimin e këtij virusi. Megjithatë, Shtabi i Emergjencave së bashku me Kryetarin Gjini apelojnë tek qytetarët e Gjakovës që të vazhdojnë të respektojnë rregullat, në mënyrë që shumë shpejtë të shpallim fitoren kundër pandemisë", thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se Komuna e Gjakovës me të gjitha institucionet relevante do të vazhdojë bashkëpunimin për ndërmarrjen e të gjitha masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. /Telegrafi/