Please enter at least 3 characters.

Giroud shënjestra kryesore e Aston Villas

2020/01/OlivierGiroud-2-e1578255652845.jpg
259:"ISTANBUL, TURKEY - AUGUST 14: Olivier Giroud of Chelsea celebrates after scoring his team's first goal during the UEFA Super Cup match between Liverpool and Chelsea at Vodafone Park on August 14, 2019 in Istanbul, Turkey. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Aston Villas, Dean Smith, ka bërë të ditur se Olivier Giroud është shënjestra kryesore e klubit të tij për këtë afat kalimtar.Sulmuesi i Chelseat nuk është ndër të preferuarit në Stamford Bridge, prandaj pritet të largohet nga Blutë. Sipas The Athletic, drejtuesit e Aston Villas janë të vendosur ta transferojnë futbollistin francez, mirëpo duhet të mposhtin konkurrencën e klubeve tjera angleze.

Olivier Giroud (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Për më shumë, për kampionin e botës kanë shprehur interesim edhe shumë skuadra jashtë kampionatit anglez.Interi është një prej këtyre klubeve, pasi Antonio Conte, krahas mesfushës, dëshiron ta përforcojë edhe sulmin. /Telegrafi/