Gëzimi i Fjalës i shpall hajna të gjitha partitë tjera dhe i paralajmëron tri herë se kanë me vjellë
Kryetari i partisë Fjala që dështoi në zgjedhjet e 11 qershorit për të hyrë në Kuvend, vazhdon të akuzojë partitë tjera për vjedhje të votave.
“Se sendi i vjedhur ka me iu mbet në fyt, krejt keni me i vjellë”, ka shkruar Gëzim Kelmendi në profilin e tij në Facebook.
Postimin e tij mund ta lexoni të plotë më poshtë.“Hajnia ka me iu mbetë në fyt !Ju koalicionet PAN, LAA dhe ju Vetëvendosje, sot në KQZ nuk paskeni mujt me ra në ujdi për votat.Por dijeni se dëmin që na e bëtë në fillim kur vetit ua siguruat nga 3+3+2 komisioner në çdo vendvotim e neve asnjë, keni me vjellë.Dhe votat që na i vodhët gjatë numërimit, edhe ato keni me i vjellë.Se sendi i vjedhur ka me iu mbet në fyt, krejt keni me i vjellë.Neve FJALËS na i vjedhët votat, por vullnetin kurrë nuk mundeni me na vjedhë.Turp për juve” (sic.), ka shkruar ai në Facebook. /Telegrafi/


