Please enter at least 3 characters.

Getinjo po vjen "Sexy" në klipin e ri (Foto)

2017/06/get-e1498752829949.jpg

Reperi i njohur Getinjo shumë shpejt pritet të publikojë projektin e tij më të ri muzikor.

"Sexy" mban titullin kënga e tij më e re, e cila do të jetë ritmike dhe do ta sjellë në stilin e tij të përhershëm reperin e njohur.

Për Telegrafin, Getinjo ka zbuluar se kënga e tij e re është punuar nga Zzap dhe Chriss ,ndërsa tekstin e këngës e ka shkruar vet ai.

Xhirimet e klipit kanë përfunduar pak ditë më parë në bregdetin shqiptar, ndërsa ashtu siç thotë edhe titulli, klipi i ri do të sjell disa skena mjaft seksi.

Telegrafi ka siguruar disa pamje ekskluzive nga prapaskenat e xhirimeve.

Getinjo në klipin e ri "Sexy" do të shfaqet në disa skena mjaft të 'nxehta' pranë një bukurosheje në bikini, e cila do të jetë ndër figurat kryesore të klipit. /Telegrafi/