Gerta Shino është bërë nënë për herë të parë
01/07/2022
Blogerja dhe ish-banorja e Big Brother, Gerta Shino, është bërë nënë për herë të parë.
Ajo dhe partneri i saj, Florent Avdulahi, siç mësohet kanë mirëpritur një djalë më 18 qershor.
Lajmin e ka konfirmuar përmes një postimi të shpërndarë me ndjekësit në rrjete sociale.
“Unë e bëra këtë kastile. 18.06.2022”, ka shkruar ajo.
Të shumta kanë qenë urimet që ka marrë nga miqtë e ndjekësit, pasi vetëm në Instagram ndiqet nga mbi 150 mijë njerëz.
Fama e Shinos ka nisur me paraqitjen në spektaklin “Big Brother”, gjersa më pas ka publikuar video të ndryshme në internet.
Ajo jeton prej vitesh në Norvegji me partnerin e saj, Florentin, me të cilin është martuar para dy vitesh. /Telegrafi/


