Gerrard ngritë në qiell Alexander-Arnoldin: Do të bëhet super, super lojtar
16/08/2017
Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard, ka thënë se i riu Trent Alexander-Arnold do të bëhet një top futbollist.
18 vjeçari shënoi një gol jashtëzakonisht të bukur kundër Hoffenheimit në mbrëmjen e së martës.
Me lëndimin e Nathaniel Clyne, Gerrard beson që Alexander-Arnold ka përfituar nga kjo dhe e ka filluar në mënyrë brilante sezonin.
“Ishte goditje dënimi e jashtëzakonshme”.
“Ishte goditje fantastike. Cfarë mbrëmje për një djalosh. Ai është një lojtar dhe i ka karakteristikat të bëhet lojtar sikurse Henderson që është tani”.
‘Ai do të bëhet një super, super lojtar”, ka thënë Gerrard. /Telegrafi/


