Please enter at least 3 characters.

Georgina Rodriguez rrëmben vëmendje teksa promovon linjën e saj të bikineve

2019/07/GettyImages-1025027336-e1561988594534.jpg
265:"VENICE, ITALY - AUGUST 29: Georgina Rodriguez walks the red carpet ahead of the opening ceremony and the 'First Man' screening during the 75th Venice Film Festival at Sala Grande on August 29, 2018 in Venice, Italy. (Photo by Vittorio Zunino Celotto/Getty Images)
12:"Getty Images

Ajo nuk është frikësuar asnjëherë që të shfaq figurën e saj trupore.

Dhe e dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, është kthyer sërish teksa ka sjellë koleksionin e të brendshmeve në bashkëpunim me brendin italian, Yamamay, të hënën.

Modelja, 25 vjeçare, është shfaqur mjaft në formë në bikinet e saj dhe natyrisht se linjat atraktive kanë rrëmbyer gjithë vëmendjen.

Georgina Rodriguez (Foto: Yamamay/mega)

Jo vetëm në koleksionin e ri, Rodriguez gjatë kësaj kohe solli një sërë imazhesh tërheqëse meqë shijoi disa ditë pushimi bashkë me familjen e saj në Greqi, e më pas edhe në rivierën franceze.

Futbollisti ka filluar të takohet me Georginan qysh nga viti 2016, kur kjo e fundit punonte në "Gucci". Cristiano dhe Georgina janë prindër të një vajze Alana Martina, 12 muajshe.

Ylli i futbollit po ashtu është edhe baba i dy fëmijëve të tjerë, Eva dhe Mateo - përmes një nëne surrogateje.

Këtë muaj Georgina ka folur për revistën italiane Elle, për romancën e saj më portugezin, duke treguar se si janë njohur për herë të parë.

Ajo ka thënë se, "Takimi i parë me Ronaldon ka qenë në Gucci kur unë punoja si shitëse. Ditë më vonë ne u takuam me njëri - tjetrin në një eveniment të një brendi tjetër". /Telegrafi/

Georgina Rodriguez (Foto: Yamamay/mega)

Georgina Rodriguez (Foto: Yamamay/mega)

Georgina Rodriguez (Foto: Yamamay/mega)