George Clooney merr çmim, Amal me dedikim emocionues: Buzëqeshja jote më bën të shkrihem
Aktori George Clooney është një prej personazheve më të dashur në të gjithë botën.
Së fundmi, ai është nderuar me një nga çmimet më të rëndësishme në karrierën e tij.
Clooney u vlerësua dje nga ‘Instituti Amerikan i Filmit’, për kontributin e tij artistik.
Këtë çmim, ai e ka pranuar në prani të personit të zemër, Amal Clooney.
Ndërkohë, kjo e fundit është ndjerë krenare me të arritur e bashkëshortit, dhe ka vendosur t'i bëjë atij një dedikim emocionues në rrjetet sociale.
“Ai është personi që ka admirimin tim të plotë dhe gjithashtu buzëqeshja e të cilit më bën të shkrihem e gjitha. Dashuria ime, çfarë kam gjetur me ty është dashuria e madhe për të cilën unë gjithmonë kam shpresuar se ekziston”, ka thënë ndër të tjerash Amal.
Dashuria për çiftin filloi në vitin 2014, teksa e bënë të hapur lidhjen e tyre për gjithë opinionin. /Telegrafi/


