Please enter at least 3 characters.

George Clooney hedh poshtë spekulimet për ndarje nga bashkëshortja, çifti po mendojnë adoptimin e një fëmije?

2019/01/GettyImages-969632570-e1548328529630.jpg
259:"HOLLYWOOD, CA - JUNE 07: Honoree George Clooney (L) and Amal Clooney attend the American Film Institute's 46th Life Achievement Award Gala Tribute to George Clooney at Dolby Theatre on June 7, 2018 in Hollywood, California. (Photo by Rich Fury/Getty Images)
12:"Getty Images

Martesa e tyre katërvjeçare konsiderohet të jetë një nga më të qëndrueshmet në showbiz. Por dje, raportet e bujshme pohuan se George dhe Amal Clooney janë në krizë martesore.

Sipas gazetës amerikane "Radar Online", Amal ka ikur me binjakët e tyre në shtëpinë e re të çiftit në Sardenjë, duke e lënë George-n ta 'bombardojë' me mesazhet dhe thirrjet e panumërta për 'të parë binjakët'.

"Ai donte që ata të gëzonin pronën e re së bashku, por pas një thashethemi që i ra në vesh, Amal vajti atje me Aleksandrin dhe Ellan", thoshte burimi, shkruan The Mirror, transmeton Telegrafi.

"Ajo i ka thënë atij se nëse ai vjen, ai do të duhet të qëndrojë në dhomën e mysafirëve!", thoshte më tej burimi.

Megjithatë, George ka hedhur poshtë këtë thashethem, duke i thënë Hollywood Life se "historia është e trilluar".

Çifti dukeshin shumë të lumtur kur për herë të fundit u panë më 6 dhjetor në 23 vjetorin e Shoqatës së Korrespondentëve të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Ndërkohë thuhet sipas burimeve të revistës britanike “Heat”, se çifti janë duke planifikuar për fëmijën e tretë, duke menduar të adoptojnë dikë.

Fakti që Amal ka lindur binjakët pak në moshë dhe dyshja njihen si shumë humanitarë - kjo përforcon dyshimet se çifti po bëhen me fëmijë të tretë. /Telegrafi/