Please enter at least 3 characters.

Gecaj: Injoranca dhe hipokrizia në deklarimet e PDK-së

2017/08/gecaj-2.jpg

Bajram Gecaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se deputetët e PDK-së në krye me Kadri Veselin, janë injorantë dhe hipokritë.

Gecaj, përmes një postimi në facebook, ka thënë se një gjë të tillë e dëshmojnë deklarimet e sotme, të cilat sipas tij janë kundërthënëse me njëra tjetrën.

Postimi i plotë i Gecajt në Facebook:"SHIHNI INJORANCËN DHE HIPOKRIZINË; cila nga këto deklarimet e sotme, kundërthënëse njëra me tjetrën, paraqet të vërtetën:ENVER HOXHAJ: “Emrin e propozojmë kurdo që të mbahet seanca”.BLERAND STAVILECI: “Mentaliteti uzurpues, manipulues i VV’së dhe LDK’së është shqetësues”.

BLERAND STAVILECI: ”(PDK) nuk do të bëhet pjesë e seancës konstituive, derisa nuk ndryshon kursi i mentalitetit uzurpues të institucioneve”.KADRI VESELI: “Më vjen keq, por gabimet e zotit Mikullovci mund të jenë tema për Gjykatën Kushtetuese, duke filluar nga betimi”.ENVER HOXHAJ: “Unë kam informata se kemi pasur mbështetje edhe nga një deputet tjetër. Por ai në momentin e fundit e ka ndryshuar mendjen dhe është tërhequr”" (sic.), ka shkruar Gecaj. /Telegrafi/