Gazetarja amerikane shpërthen në lot gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, pasi mësoi se miku i saj Charlie Kirk ishte vrarë
Ky është momenti kur gazetarja amerikane Megyn Kelly zbulon gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë se miku i saj Charlie Kirk, influencuesi konservator, kishte ndërruar jetë pasi u qëllua në një tubim në Utah.
Kirk, 31 vjeç, u qëllua në orën 12:20 të pasdites gjatë një eventi në Universitetin Utah Valley nga një person i armatosur, i cili u kap në kamera duke u hedhur me vrap mbi një çati në momentet pasi hapi zjarr.
Kelly shpërtheu në lot gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë nga emisioni i saj i komenteve politike të quajtur The Megyn Kelly Show në YouTube, i cili ka 3.8 milionë abonentë, transmeton Telegrafi.
"O Zot i madh, ai ka vdekur. Është zyrtare, është nga Drejtoresha Operacionale e Turning Point", tha komentatorja e pikëlluar, me zërin që i dridhej nga emocionet.
Pastaj ajo lexoi konfirmimin e vdekjes së tij të postuar në X nga Turning Point USA - organizata rinore konservatore që Kirk bashkëthemeloi në vitin 2012 kur ishte 18 vjeç.
"Më vjen shumë keq që po ju sjell këtë lajm", tha e përlotur Kelly midis lotëve.
“Më vjen keq për atë që do të thotë për vendin tonë, për Charlien - të shkretin Charlie të dashur dhe familjen e tij. Më vjen keq për atë që do të thoshte për debatet që nuk kemi zhvilluar ende - që ai do të kishte fituar, do t’i kishte turpëruar të gjithë, siç kishte ndodhur. Jam e zemëruar, me të vërtetë shumë e zemëruar se si ndodhi kjo, pse ndodhi kjo dhe pse nuk kemi asnjë person në paraburgim”, shtoi ajo. /Telegrafi/


