Please enter at least 3 characters.

Gazetari i Russia Today, serbi Boris Malagurski fyen rëndë Kosovën – komentuesit e krahasojnë me talibanët

2021/08/afghanistan.jpg
265:"A U.S.Chinook helicopter flies over the U.S. Embassy, in Kabul, Afghanistan, Sunday, Aug. 15, 2021. Helicopters are landing at the U.S. Embassy in Kabul as diplomatic vehicles leave the compound amid the Taliban advanced on the Afghan capital. (AP Photo/Rahmat Gul)
10:"Rahmat Gul

Gazetari i Russia Today (RT), serbi Boris Malagurski, i cili njihet si një prej propaganduesve kryesor të presidentit rus Vladimir Putin, ka vazhduar me fyerjet e tij ndaj shqiptarëve dhe shteteve perëndimore.

Këtë herë Malagurski ka provokuar duke pyetur “A e ka radhën Kosova?” pas marrjes së kontrollit nga talibanët në Afganistan, pas tërheqjes së trupave të SHBA-së nga atje. Ky postim i tij krahas një fotografie në Twitter, ka nxitur komente dhe reagime të shumta në adresë të tij.

Malagurski është cilësuar si përkrahës i talibanëve i cili shpreson që NATO të largohet nga Kosova dhe Serbia të mund të vazhdojë gjenocidin.

Gunther Fehlinger i ka reaguar ashpër Malagurskit, duke e krahasuar atë me talibanët.

Sipas tij, "nacionalisti ekstrem serb Boris Malagurski po e krahason veten me talibanët, vetëm duke shpresuar që SHBA të largohet nga Kosova për të vazhduar veprimet e tij gjenocidale. Për fat NATO dhe FSK do t'i shpjegojnë ndryshimin nëse guxon. Kjo tregon se sa e rëndësishme është anëtarësimi në NATO i Kosovës për vitin 2022".

https://twitter.com/bangtanisti/status/1427228571702005760

Edhe Florian Bieber e ka qujtuar Malagurskin taliban, duke shkrujtur “Boris Talibani”.

https://twitter.com/AFilolog/status/1427186691605946370

Ndërsa, Daniel Hamilton e ka qujtur postimin e Malagurskit qesharak

“Jo, absolutisht nuk është. Kosova është ndoshta vendi më pro-amerikan në botë. Çfarë marrje qesharake?”

https://twitter.com/bangtanisti/status/1427227985749364739

Ndaj postimit të Malagurskit kanë reaguar edhe shumë qytetarë, anëtarë të shoqërisë civile dhe studiues.

Malagurski njihet për qasjen e tij pro ruse, ai ka kundërshtuar intervenimin humanitar të NATO-s në Kosovë si dhe mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare ndaj Republikës së Kosovës. Ai gjithashtu njihet për nxitje të gjuhës të urrejtjes edhe në Mal të Zi dhe shtetet tjera të Ballkanit.

Kohë më parë Malagurski, i kishte reaguar edhe këngëtares shqiptaro-britanike Dua Lipa, duke e krahasuar atë me “përkrahëse të terrorizmit”. Ndërsa ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj e kishte quajtur Malagurskin “Këlysh të Putinit”. /Telegrafi/