Gazetarët e besueshëm e konfirmojnë: Edon Zhegrova dëshiron të qëndrojë, por Juventusi ka plane tjera
Sulmuesi Edon Zhegrova më shumë gjasë në verë do të bëhet me skuadër të re.
Ylli i Kosovës nuk është i paprekshëm te “Zonja e Vjetër”, me Luciano Spallettin që po i jep pak minuta, si dhe po e kritikon vazhdimisht për paraqitjen në aspektin defansiv.
Gazetarët e besueshëm si Fabrizio Romano dhe Matteo Moretto kanë konfirmuar se plani i Juventusit është që ta shesë, pavarësisht se dëshira e lojtarit mbetet qëndrimi te “Bianconerët”.
“Edon Zhegrova dhe Juventusi: Një ndarje është më e mundshme gjatë verës. Ai do të dëshironte të qëndronte edhe për një vit dhe është i lumtur te Bianconerët, por klubi tashmë po punon për ta larguar”.
“Megjithatë, nuk ka negociata me Besiktasin pavarësisht spekulimeve në Turqi”, raporton Romano.
Ndërkohë, Moretto njoftoi se Juventusi është plotësisht i hapur për të dëgjuar për oferta.
“Edon Zhegrova pavarësisht dëshirës për të qëndruar te Juventusi dhe dëshmuar tërë kualitetin, ka luajtur shumë pak. Mund t’iu garantoj 100 për qind se klubi do të dëgjojë propozime dhe oferta. Ai është vendosur për shitje dhe sigurisht nuk është i paprekshëm”.
“Ata do të analizojnë destinacionin e mundshëm dhe se cilat skuadra kanë interesim, por nuk është e sigurt nëse do të qëndrojë në Torino”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Zhegrova aktualisht është i fokusuar për të fituar minutazhë më të madhe në javët e fundit, me shpresën që t’ia ndryshojë mendjen Spallettit për t’ia dhënë edhe një mundësi në verë./Telegrafi/


