")
Please enter at least 3 characters.

Gazeta katalunase Sport pas shortit: Një "bonbon" për Barcën, fati i buzëqesh për tripletën, Roma rivalja e dëshiruar

2018/04/GettyImages-944400516.jpg
246:"ROME, ITALY - APRIL 10: Lionel Messi of Barcelona reacts during the UEFA Champions League Quarter Final Second Leg match between AS Roma and FC Barcelona at Stadio Olimpico on April 10, 2018 in Rome, Italy. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Përballja ndaj Romës u konsiderua në Kataluni si një "sheqerkë" e cila u mendua të jetë ëmbëlsirë për Barcelonën.

Por, ajo që pikërisht u besua të jetë një sheqer i ëmbël drejt ëndrrës së tripletës, ishte një helm i vërtetë.

Ishte pikërisht sportivja katalunase Sport ajo që u entuziazmua për "fatin" e Barcelonës pas shortit për çerekfinale.

Atë kohë, menjëherë pas shortit, titulli në këtë gazetë sportive ishte mjaft bombastik.

"Një bonbon. Fati i buzëqeshi Barcës në short për ëndrrën e tripletës. E tërheqë Romën, rivalen e ëdshiruar për shortin çerekfinal", ishte titulli në gazetën Sport pas shortit.

Kopertina e Sport pas shortit për çerekfinalen

Duket se entuziazmi dhe nënvlerësimi i Romës i ka kushtuar shumë tifozëve të futbollit në Kataluni.

Roma siguroi kualifikimin në gjysmëfinale me bilanc të përgjithshëm 4-4, me përparësi të një goli si mysafir të realizuar në Camp Nou.

"Bonboni" i katalunasve vazhdon në gjysmëfinalen e parë që prej vitit 1984, kurse Barcelona e shikon garën në shtëpi nga televizori.

/Telegrafi/