Please enter at least 3 characters.

Gazeta italiane ua preferon klubeve këta lojtarë që janë të lirë, edhe Cana në listën e këtyre emrave të njohur (Foto)

2017/01/serie-a-cana.jpg

Lorik Cana është ndër ata lojtarë që mund t’u bëjnë punë ekipeve në pjesën e dytë të sezonit.

Të paktën kështu mendon e përditshmja italiane Corriere dello Sport, e cila në versionin e vet online e përfshin ish-kapitenin e Kombëtares shqiptare mes 15 futbollistëve që mund të merren falas gjatë afatit kalimtar dimërore.

Cana e ka lënë futbollin me Kombëtaren shqiptare, por ende nuk e ka bërë zyrtare largimin nga futbolli.

Përveç 33-vjeçarit, në listë janë edhe lojtarë si Mexes, Caseres dhe Adebayor.

Më poshtë i gjeni 15 emrat e lojtarëve të njohur që janë të lirë.  /Telegrafi/

Philippe Mexes

Lorik Cana

Kevin Constant

Fernando Tissone

Sulley Muntari

Raul Meireles

Jefferson Farfan

Eduardo da Silva

Bosko Jankovic

MartIn Caceres

Marco Amelia

Sylvain Distin

Emmanuel Adebayor

Charles N'zogbia