Please enter at least 3 characters.

Gazeta amerikane Bloomberg: Mercenarët e Wagnerit po tërhiqen nga Ukraina

2023/03/w1280-p4x3-2023-01-21T171918Z_1851629137_RC2WEX9YGH4J_RTRMADP_3_UKRAINE-CRISIS-RUSSIA-WAGNER-SOLEDAR.jpg

Themeluesi i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, po përgatitet të reduktojë operacionet e saja në Ukrainë.

Kështu ka raportuar mediumi amerikan, Bloomberg, duke cituar burime të mirinformuara.

Prigozhinit po lufton me mungesën e mercenarëve dhe municionit në Ukrainë pasi iu ndalua rekrutimi nga burgjet ruse dhe furnizimi me armatim.

Trupat e Wagnerit deri më tani kanë dështuar të në objektivin e tyre kryesor - qytetin ukrainas të Bakhmut – me gjithë përpjekjet dhe humbjet marramendëse.

Tani, Wagner po planifikon të zhvendosë fokusin përsëri në Afrikë, thanë burimet.

Ndryshe, Prigozhin kohët e fundit ishte parë si pasardhës i presidentit rus, Vladimir Putin. Ky i fundit raportohet se ka urdhëruar që të minimizohet suksesi i Wagnerit. /Telegrafi/